Kalendari poetik: Silvia Plath (1932-1963) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Sylvia PLATH

Kalendari poetik: Silvia Plath (1932-1963)

U lind në Boston më 27 tetor 1932 Silvia Plath, në një familje mërgimtarësh gjermanë; poete dhe shkrimtare e njohur amerikane. Bashkë me poeten tjetër amerikane Anne Sexton, si dhe John Berrymore, Robert Lowell, etj., qe autorja që ndoqi më me dëshirë rrymën letrare “Confessional poetry”. Qysh në fillim të viteve ’50 pati shkruar një roman gjysëm autobiografik “The Bell Jar”, pas të cilit tentoi të vriste veten. Në vitin 1956 u martua me poetin britanik Ted Hughes(1930-1998) dhe u vendos në Londër. Më 11 shkurt 1963, pak muaj pasi pati mbushur 30 vjeçët, vrau veten duke futur kokën në furrën e sobës me gaz. Ja përzgjedhja ime në 86 vjetorin e lindjes së poetes, është poezia që më pëlqen më shumë prej saj:

PASQYRA

Jam argjënd dhe e saktë. Paragjykime nuk kam.
Çka më rastis të shoh, menjëherë e gëlltis.
Si të jetë, më pëlqen apo jo.
Shpirtkeqe jo, besnike e së vërtetës jam…

Syri i një zoti të vogël, katërkëndësh.
Shumicën e kohës pasqyroj murin përballë.
Është ngjyrë rozë, me njolla. E shoh prej kohësh dhe e ndjej
Pjesë të zemrës sime. Por ai edhe është, edhe s’është
Errësira dhe fytyra shpesh na ndajnë.

Tani jam liqen. Mbi mua përkulet një grua.
Kërkon të zbulojë tek unë cila është në të vërtetë.
Pastaj kthehet nga ata gënjeshtarët: nga qirijtë dhe hëna.
I shoh shpinën dhe ia pasqyroj besnikërisht.
Ma shpërblen me lotë dhe duke tundur duart.
Jam e rëndësishme për të. Edhe kjo shkon e vjen.
Çdo mëngjez fytyra e saj i zë vendin errësirës.
Tek unë ajo është mbytur vajzë, dhe del prej meje grua plakë.
Del dhe i vete pas, si peshk i frikshëm.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s