Një jetë në udhëkryq (fragment VI) / Nga: Lela Kokona Dardha

Një jetë në udhëkryq

 

Nga: Lela Kokona Dardha

fragment VI

Agimi i asaj dite nisi me furinë e erës . Një degë peme e thyer tundej ,përplasej ne kanatën e dritares. Zgjati kokën në dritaren gjysëm të hapur.Dëgjoi trokitjet e forta të takave në asfalt. Ishte Frosina.Ç’lule të bukur ka fal natyra ! Shumë i kanë kaluar pranë, por nuk e kanë parë bukurinë e kësaj shtojzovalleje që i bënë dritë muzgut.Ndoshta është për mua! – Hapi nxitimthi dritaren deri në fund.
– Përshëndetje Frosina! Më prit se po zbres të të shoqëroj.Një vrap në mëngjes të mban në formë.Zbriti i shkujdesur pasi u pa mirë e mirë në pasqyrë.
– Pse po nxiton kështu Ani? I mbërtheu sytë në veshjen e tij tek i reflektonte aq këndshëm bardhësia e rrobave që kishte veshur.
– Në këtë vend të vogël ,se kam të lehtë të flas me vajzat, të gjykojnë keq.Hodhi vështrimin te sytë e saj të shkruar nën ato qerpikë të kthyer,e buzë të purpurta mishtore.- Seç keni diçka ndryshe ju tiranaset, dalloni që në shikimin e parë. Jeni të drejtëpërdrejta,pa komplekse ,jo si këto çupkat tona të paemancipuara.
– Unë kam një parim. Është turp të bësh turp.Nuk dua të di fare se çfarë thonë të tjerët që nuk më njohin.Por sidoqoftë, ky qytet buzë lumit , më pëlqen.
– A do të pëlqente të jetoje këtu?
– Pse jo?U përgjigj e prerë dhe e sigurt në atë që tha.
– Nuk qenke nga ato mëndje mëdhatë ë? – Bëri një buzëqeshje provokuese.- si disa që nuk jetojnë dot pa Tiranën e privilegjuar.
– Jo, mjaftë të jem mirë aty ku jam,- foli prerë Frosina.- Njeriu mjafton të bëj mirë punën e tij,të ndjehet mirë, jo për lavdi për tu dukur tek të tjerët.
– A mund të ftoj për një kafe apo çaj tek ky lokali pranë?- Ndërkohë nxitoi të hidhte hapin pa pritur,ende pa marrë mirë përgjigjen e saj.Frosina bëri një buzëqeshje që e kuriozoi Anin.
– Mos gabova gjë që po bën një buzëqeshje të lehtë?
– Jo, aspak! Po zëri juaj seç më ngjasoi me tingujt e bukur që lëshon bilbili këngëtarë duke plapuritur krahët, tek tenton të fluturojë brenda kafazit të mbyllur dhe vetëm çuçurin.
– Frosina, nuk di pse një shtysë e vetvetishme më bën të mendoj për ty ,sikur je e kudogjendur kudo ku jam unë. Më ngjason si një erë që më merr e mi fluturon mendimet fluide pa kufi,me një vrap pa fre.- Ai fliste dhe bëhej i kuq i tëri.Frosina e dëgjoi dhe për pak çaste mbeti e heshtur e menduar dhe sytë i përqëndronte në një pikë.
-Vërtetë më pëlqen qyteti juaj.Sa shpejt më shkon dita këtu! Dielli avullon shpejt,mbetem e magjepsur.Ani e vrojtonte të ruante imazhin e saj të fiksuar. Ndjente magjinë e saj, gazin rrezatues plotë vezullim.Syri i saj i sfertë e i qelqtë pasqyronte pamjen e tij , si një kristal drite, ishin sy vjelës dashurie. Vështronte me një preçizion, vëzhgim të saktë. Komunikonte i çliruar e i entuziazmuar.
– Ju Ani, duhet të jeni dhe njeri shumë i mirë.-Fliste me një zë gati të shuar.
– Si? Çfarë thatë? Më fal se nuk e kisha mendjen.
– Jo, ju doni të fitoni kohë për përgjigjen, se e dëgjove mjaftë mirë. – I foli ajo me një zë më të zgjatur e më tingëllues.
– Faleminderit për komplimentin!Edhe unë për të mirë e di veten,- bëri një lëvizje si i zënë në siklet.
– Flakët e mirësisë tuaj shkëlqejnë.
– Të kërkoj falje për mosvëmendjen time pak më parë, – shtoi Ani.
– A ke ndonjë justifikim për këtë, që të të fal?
– Po, po përjetoja emocione të çuditshme,se mund të realizohem ai që kam ëndërruar. Dua të realizoj fuqinë e ëndrrave të mia ,por besoj se më pranon të mbështetem tek ju, duke më dhënë forcë, vitalitet,shpresë. Je motiv për mua,…po kam nevojë për ju!Je një vajzë aktive, energjike,enigmatike. Vitaliteti juaj, zgjuarësia, duke u bashkuar me zemrën time,sinqeritetin,ndershmërinë dheee plus dashuriiinë, përbëjnë një forcë të njëjtë me atë forcën e molusqeve që s’ka zot ti hapi e ti ndajë nga njëri-tjetri.-E befasoi kurajo e tij e cila e kishte munduar aq shumë, për të gjetur mënyrën sesi mund ti thonte ” të dua”.
-Frosina,të lutem, nëse më lejohet të ju them,se më intereson të di pak shkurt për ju?
– Më pëlqen shkolla. Sapo mbarova të mesmen,shpresoj ta vazhdoj,nëse do më dalë e larta.
– The, se të pëlqen shkolla. Po ndonjë djalë a të pëlqen andej?- vazhdoi me kurajo së fundmi edhe se u skuq i tëri.
– Aha,jo- jo! Ende se kam menduar atë pjesë.Deri sa erdha këtu, jo!Më pas nuk e di se ç’mund të ndodhë,por…ndoshta- ndoshta dhe mund të ndodh të më pëlqen ndonjë,s’ është çudi.- Mblodhi supet si e pafajshme.Sytë e tij u fokusuan thellë syve të saj,duke tentuar të depërtonte e ti eksploronte shpirtin. Pas pak ,u duk kamarieri të merrte porosinë.Ani porositi një kafe ndërsa Frosina një kamomil.Sapo kamarieri u largua,Ani i drejtohet asaj:
– Pse more kamomil që me mëngjes e jo kafe?
– Të them të drejtën Ani, U bëra disa ditë që më është prishur gjumi, kam një marrje mendsh dhe një dhimbje të lehtë koke,një….çoroditje…uff…nuk di të them…Përsa ajo fliste ,Ani mendonte se ishin të gjitha shenja apo sinjale të mira për të.
– Edhe unë Frosina jam ashtu siç thatë ju. Por shpresoj se do të na kalojë.Prandaj dhe porosita kafe, të më hapen pak sytë .
– Ndërsa unë do të shtrihen sapo të shkoj në shtëpi. Shpresoj të më zërë gjumi.
-Shumë mirë,qetësohu, Kthjellohu,që kur të takohemi pasdite të jemi më të kthjellët, të freskët si nga ana fizike dhe mendore. Të japim përgjigje e mendime të pjekura përballë njëri – tjetrit.Sa mirë kur shtrihesh i lodhur, të zë gjumi top, dhe ajo frymëmarrja e njëtratëshme kur del nga buzët ,të shplodh më shumë. -Ani vështronte fytyrën e saj të njomë e të pafajshme.Afroi karrigen më afër saj.Qëndronte i fokusuar ashtu i harruar drejtë syve të saj. Vështronte qerpikët e saj të zinjë e të gjatë . E mahniste bukuria e thjeshtësia e saj me ngjyra të ngrohta, . Buzët e saj të prushëruara ngjasonin petaleve të vesuara të trëndafilit. Pranvera kishte trokitur në zemrat e tyre.Donte të kalonte dorën e tij pas qafës së saj, të ledhatonte flokët e dendur ovale,dhe të butë , të cilat i binin mbi supe. I ngjasonin si një ujvarë ëndërrimtare. Vetëm kaq mund të merrte në ato çaste.- A thua mund ti ketë ledhatuar dikush këto flokë ,buzët e njoma qumështore e fëminore?Këtë trup të hollë delikat? -“Të dua “- donte ti thoshte,mërmëriste në heshtje .E kishte në majë të gjuhës atë fjalë, gati ta shqiptonte me një zë të lartë sa të kumbonte në veshët e gjithkujt, se ishte i lumtur nga dashuria me shikim të parë. Iu mblodh një lëmsh në fyt.- A thua jam në kohën e duhur? Po sikur të prek faqen e saj me timen? Mos vallë kjo dashuria jonë është e pamundur? Sa shumë kilometra rrugë na ndajnë. Mos vallë do të jetë një dashuri në udhëkryq? Zemra e tij pulsonte nën kraharor.Sytë e tyre thërrisnin për një puthje të sinqertë.Zëri i tyre i ngjante një shushurime uji kroi,gati në pëshpëritje.Fati i kishte caktuar atë vajzë dhe nuk donte të luante me të.Pasioni i dashurisë ishte ndezur në zemrat e të dyve.Ndërkohë, një fqinjë e saj u duk të kalonte pranë dritares së lokalit.
– O ,po kalon shoqja ime,ti flas?- Frosina u ngrit gjysëm por shpejt u kujtua ti merrte leje Anit nëse do të pranonte ta ftonte.
– Të lutem Frosina,mos e fto! Dua të qëndroj vetëm me ty, belbëzoi me zë të ulët dhe lutës,sa mezi e kapi veshi i saj.Ajo mori frymë thellë.- Të lutem ,qëndro me mua Frosina, të adhuroj, të…Ajo u emocionuar nga adhurimi dhe habia, nga zëri i tij aq tingëllues dhe lutës – Dua të rri pranë teje të të shoh. Shtriu dorën drejtë flokëve të saj duke i ledhatuar shkarazi me majat e gishtrinjëve,duke zgjatur buzëqeshjen e tij të ëmbël.- Ti Frosinë, ke lindur për mua.- Ajo u drodh e tëra dhe mbushi sytë me lot.Ai buzëqeshi ëmbël.Në sytë e tij lodronin lotë të sinqertë nga lumturia .Fytyra e saj e bardhë, e ndriçuar, kuqëlonte, flakëronte përballë fytyrës së tij. Buzët e saj mishtore të purpurta, të kuqe flakë, qëndronin gjysëm të hapura. Truri i tij,si një laborator i stërmadh, analizonte dhe deshifronte në sytë e saj botën e brendshme brenda disa sekondave. Mundohej të merrte mesazhe prej syve të saj.Formësonte pa ndërprerje mëndjen e saj, sesi kreativiteti i saj shpërthente vrullshëm. Motori i tij moniturues i imagjinatës punonte papushim dhe me nxitim. Në mëndje,Frosinës i vinin pa pushim, fjalët porositëse të nënës së saj,-” Kujdes moj bijë,me mëndje në kokë zemra ime,mos dil vetëm !”- Ato ishin porositë e saj derisa autobusi i linjës “Tiranë – Korçë” u largua.
– Ani, do doja dhe unë të dija diçka për ju.Dashkam të të njoh më shumë.- foli Frosina duke e mekur paksa zërin. Po priste përgjigjen e Anit.Ai po fliste me shikime.
– Pse u fute në mendime Ani?Mbeti e habitur,s’po kuptonte arsyen e heshtjes.
– Atë përgjigje dua të jap Frosina,po e mendoja se nga ta filloj.Një trysni mendimesh e shtypnin. Seç kisha dhe unë një dëshirë të të njihja me jetën time. Sytë e saj magjepës, shikonin e përcillnin tek ai një pështjellim tronditës, që e bënin të përhumbej.Treste shikimin përtej dritares.
– Do të dëgjoj me kënaqësi ,Ani.
– Është mirë të flasësh për të kaluarën, jo vetëm për të tashmen.Në fakt ,vetëm e tashmja ekziston.E kaluara dhe e ardhmja janë jo reale.E habitshme Frosina! Mendja ime kërkon të kujtoj vetëm ato ngjarje dhe momente të trishta,ato më të dhimbshmet e së shkuarës. Ato momente që kemi dështuar. I kujton sidomos në ato momente që kërkon të qetësohesh.
– Po, edhe se s’jemi në gjendje ti ndryshojmë dot ato.- e vazhdoi mendimin e tij Frosina.
– Sa do doja të ndryshoja të shkuarën! Çdo gjë, do të rridhte ndryshe.Ja që se ndryshojmë dot! -vazhdoi Ani të shprehej i trishtuar.
– Prandaj duhet të shohim pjesën më të bukur,për të ndërtuar të ardhmen. Vetëm kështu e shkuara do të zbehet, Ani!- Frosina filloi të kuptojë, se ai kishte pasur një të shkuar të hidhur.Sytë e Anit u mbushën me lot. Jam rritur jetim, pa baba, që në moshën 7 vjeçare…Vazhdoi të tregonte historinë e tij familjare. Mbaj mënd lotët e trishtë të nënës time. Frosina iu afrua më shumë duke i vendosur dorën mbi supin e tij.Mori parasysh pëshpëritjet e atij qyteti me plotë komplekse dhe sytë e atyre kureshtarë që e rrethonin.Ani filloi të përmbante rrjedhën e mendimeve të së shkuarës,para se ta mposhte e shkuara e tij e trishtë, zymtësia e dhimbshme.Pasi mbaroi atë që i peshonte në shpirt, erdhi me këmbë në tokë:
– Më fal, dola nga vetja pa e kuptuar!
– Të kuptoj mjaftë mirë Ani,ke të drejtë.- foli me lot ngashërimi.Gjithçka e kaluar vërtitej në mëndjen e tij të shqetësuar, si fundi i errët i një pusi të turbullt.Ajo mundohej ti shmangej syve të tij magjik, ashtu si yjet gjatë ditës. Ato fjalë e godisnin keq zemrën e saj.Mundohej të largohej nga buzët e tij, të cilat e ftonin,e tundonin keq, e tërhiqnin si thellukat e një lumi ,të cilat do ta mbysnin ujëra ndjenjash e djerse,duke i kapluar gjumin.
– Ani, mjaftë fole për atë pjesë të ngarkuar me dhimbje. Hajde tani, më thuaj ndonjë marrëzi hipnotizuese.Një botë e pastër ndjenjash luanin me shpirtin e saj.
– Po, ke të drejtë Frosina! – Atëherë një botë e tërë kujtimesh e rrethoi në çast.Para syve iu shfaq tërë e kaluara duke lodruar në ato sheshe përreth, në ato rrugë ku loznin të shkujdesur.Sytë e tij të bronxët vajtën te një rrëpirë që gjendej ndërmjet restorantit dhe kinemasë.-E shikon atë rrëpirë? Në dimër formohet një akull i trashë. Të gjithë fëmijët vinin e rrëshqisnin me rradhë. Mbante mënd ,që një herë ,duke rrëshqitur, nuk kishte vënë re se përpara tij po rrëshqiste një shoqe e klasës.Ishte rrëzuar dhe rrokullisur sipër saj. Në fillim ishte ngrysur në fytyrë, por më pas kishin filluar të qeshnin.I kujtohej kur rrëshqisnin në malin e Gramozit pa slita.Frosinës i mbeti mëndja tek ajo vajza që i kishte hypur në kurriz.
– Ma përshkruaj atë vajzën, shoqen e klasës, si ishte? – Foli e nxituar me një ndjenjë xhelozie.
– Për hirë të së vërtetës po të them se ishte bukuroshe. Me flokë të gjata presh, të zeza të dendura dhe që i shkonin deri në bel.Poor, jo më e bukur se ti.Të dy filluan të qeshnin dhe të lidhnin duartë me njëri – tjetrin, pa kuptuar se ç’po bënin.
– Hë, po më pas ç’ ndodhi? Hajde tani,biseda e nisur nuk lihet gjysëm.-E pyeste e kuriozuar dhe e skuqur, e përflakur e tëra.
– Po ja, për herë të parë e putha në klasë. Kishim ditën e pastrimit. Ia rrëmbeva një të puthur. E dija se nuk do të më jepej rasti nga vetë ajo.Ishte vajzë serioze, e mirë.
– Si? Po ajo ç’bëri?
– Ajo më dha një dackë të mirë fytyrës, sa u desh një javë të largohej shenja që la në faqen time.E mbajta mend gjatë atë moment.-vazhdonte të tregonte Ani. Kulmi kishte qenë ,se në moment ishte shfaqur mësuesja në derë.Anit i kishte filluar ti merren goja. Fliste si një gagaç,fjalë pa lidhje .I kishte hypur një nxehtësi në trup ,sa ishte djersitur i tëri.
– Po ju? – ishte befasuar mësuesja.-” Më hipnotizoi mësuese me shikime”.- ishte justifikuar Ani.Nuk kishin patur më asnjë lidhje, thjeshtë shoqëri. Më pas ajo kishte ikur në Tiranë me transferim babai i saj dhe nuk kishte më asnjë informacion për të.-“As nuk më ka shkuar mendja fare për te”. -Sytë e tij yje të flaktë sikur përpinin hapsirat.
– Ani! – Iu drejtua Frosina sikur donte të thonte diçka shumë të rëndësishme.U bë heshtje. Një këmbim shikimesh që flisnin shumë. Donte ta mbulonte me puthje që mund të shpërthenin pa menduar për rrezikun që të sjellë një dashuri e fshehtë.Shiheshin gjatë me sytë e zemrës dhe të mendjes me një rrezatim të rrallë.
– Frosina,është gjetje e bukur të ndihesh e zonja e vetes tënde. Të formësosh jetën tënde të përditëshme sipas nevojave tua, pa qenë në varësi të dikujt. Por mos harro ,se mardhënia është një situatë e lumtur,humbet atë vetminë që të vret.Por ,për të gjetur gjysmën tënde, duhet humbur vetmia.Apo mos je e rrethuar nga rregulla të ngurta të cilat të ndalojnë të ecësh më tej?- fliste Ani dhe ndërkohë hetonte reagimet e saj, megjithatë, s’më rezulton se je në tilla rrethana, je një vajzë e emancipuar.
– Unë nuk lejoj që rregullat të më ndalojnë. Sa më shumë rregulla që më vinte mamaja ime,arrija ti shpërfillja duke i thyer ato.Tani më vjen të qesh kur i kujtoj.
– Ju keni një vitalitet të veçantë, me një karakter dhe optimizëm që të karakterizon. Gjithashtu jeni shumë e matur në veprime e fjalë. Thellësia e mendimit nuk të lejon të gabosh as dhe një hap.Ke frikë nga e panjohura dhe nga e paprovuara e dashur Frosinë.Shpirti yt fletë me anë të syrit,të puth me vështrime,pra shkurt, flet me gjuhën e trupit,por pa komunikim nuk ka mardhënie.A mund ta quaj mëndjemadhësi indiferencën tuaj?Ndërkohë zjarri digjte kurmin e tij,djersa i rrëshqiste pikë- pikë si pika vese, teksa ëndërronte një trill të zjarrtë me atë zanë mali.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s