Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Hapave të stinës sime” të autores 12- Vjeçare Gledja Dervishi

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Hapave të stinës sime” të autores 12- Vjeçare Gledja Dervishi

Titulli: Hapave të stinës sime
Autore: Gledja Dervishi
Redaktore: Bukurie Bushati

©Të drejtat autores
Formati: 14×20
Tirazhi: 100 kopje
ISBN: 978-9928-269-50-8

Përgatiti për botim: Roland LUSHI

 

Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7 Tiranë
www.botimetada.com

Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2018
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”
Të gjitha librat e shtëpisë botuese “ADA” janë të regjistruara mund të gjenden në Bibliotekën Kombëtare.
CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Dervishi, Gledja
Hapave të stinës sime : poezi & përrallë / Gledja Dervishi ;red. Bukurie Bushati.
– Tiranë : Ada, 2018
96 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-50-8
l.Letërsia shqipe 2.Letërsia për fëmijë 3. Poezia 4.Përralla
821-93-1
821.18-93-34

 

Para një muaji njoha një vajzë të vogël, 12 vjeçaren Gledja Dervishi, e cila më dha disa poezi të sajat, duke më pyetur, nëse do të kisha kohë t’i lexoja dhe të jepja mendimin tim rreth tyre.
Sigurisht ia mora poezitë dhe pashë sytë e saj që ndritën, duke më tërhequr edhe mua në ndriçimin e tyre, ashtu siç do të më tërhiqnin më pas edhe poezitë e saja. Lexova shpejt dy prej poezive dhe duke futur në çantë tufën e letrave me poezitë, u ula për të pirë një coca cola me të dhe biseduam rreth poezisë. Më tërhoqi lirshmëria dhe zgjuarsia në bisedën e saj. Fliste me aq emocione për gjithçka tregonte, duke më tërhequr edhe mua në përjetimet e kësaj apo asaj ngjarje rreth të cilave shkonte biseda. U ndamë duke i premtuar njëra tjetrës se do të dëgjoheshim së shpejti. Dhe u dëgjuam në telefon që të nesërmen.
Në mbrëmje kisha marrë në shtrat me vete poezitë e saja dhe i lexoja me ëndje. Ishin poezi të këndëshme me një botë të pastër të një fëmije që mendon se jeta ka nevojë edhe për shpërthimin e shpirtit të saj, pasqyrmin e ndjesive fëminore, pse jo edhe qortimeve të saja, apo dhimbjes që del nga një shpirt fëmije i kësaj moshe, tek sheh moshatarët e saj me duart e zgjatura trotuarëve, jashtë çdo kujdesi shtetëror apo prindëror, kur sheh lot në sytë e kalimtarëve, apo zhgënjehet nga miqësitë.
Një shpirt i bukur din t’i gëzohet gjërave të bukura, pa patur xhelozinë se ajo i përket atij apo ndonjë tjetri. E bukura, e mira janë ushqim shpirti, por për t’i shijuar ato shpirti duhet të jetë i pastruar nga egoizmi dhe cmira, të jetë i çiltërt, ashtu siç po zbuloja se ishte edhe shpirti i kësaj vajze 12 vjeçare, poete dhe shkrimtare e ardhëshme, në këtë vajzë që din të shkruaj kaq bukur për pranverën, për dashurinë prindërore dhe që ndjehet vetë si një lule në stinën e saj të bukur.
Gledja ka prekur tema të ndryshme në librin e saj të parë me poezi dhe përrallë. I ka prekur dhe shprehur ndjesitë e saja me syrin e një dymbëdhjetëvjeçareje, që nuk e kapërcen cakun e fëmijërisë së saj, sepse e din se fëmijëria nuk përsëritet dhe ajo dëshiron ta shijojë këtë moshë, duke mos dashur të kapërcejë moshën për t’u dukur e madhe. Dhe kjo është e veçanta e saj dhe ajo që na duhet ne, që i duhet të gjithë shoqërisë. Na duhet perceptimi i saj dhe problemeve që ka shoqëria, nga syri i një fëmije. Sepse janë fëmijët e ardhmja e shoqërisë dhe se shoqëria duhet të punojë, për t’i krijuar një të ardhme më të bukur të Ardhmes së saj, për të mbrojtur ëndrrat e fëmijëve dhe bërë ato realitet.
Nuk dëshiroj të shkruaj në këtë parathënie ndonjë varg apo poezi të Gledjas. Ato gjënden në këto faqe libri dhe flasin vetë, duke na prezantuar Gledjan, poeten dhe shkrimtaren e ardhëshme. Por dua të theksoj, se teksa poezitë e saja më pëlqyen dhe i duartrokita, proza e shkruar prej sa më la pa mend. Aq sa mendoj se do të ia kishte zili në imagjinatë dhe në stil të të shkruarit, edhe një shkrimtar me përvojë në këtë gjini. Nëse nuk më besoni apo në jeni kureshtar shfletoni faqet e këtij libri dhe futuni në botën e fantazisë së përrallës, “Shtriga e çokollatës së zezë”.
Ty, Gledja të uroj për librin tënd të parë, të ketë këmbën e mbarë për të shkuar në sa më shumë duar lexuesish dhe suksese në libra të tjerë! Faleminderit që ma solle edhe në bibliotekën time.

 

Bukurije Bushati

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s