Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame” Rubineti magjik” të autorit  Ded Nikoll Luca (DENILU)

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin me epigrame” Rubineti magjik” të autorit  Ded Nikoll Luca (DENILU)

Autori: Ded Nikoll Luca (DENILU)
Redaktor: Delina Kreka
Kopertina: Agim Sulaj

Botimi i parë, 2018

ISBN: 978-9928-269-48-5
Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

 

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap.7
www.botimetada.com
E-mail:info@botimetada.com
Cel: 068 22 190 16

Tiranë, tetor 2018

. CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Luca, Ded N.
Rubineti magjik : epigram / Denlu ; red. Delina
Kreka. – Tiranë : Ada, 2018
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-48-5

1.Letërsia shqipe 2.Epigrame

821.18 -193.2

 

Rubineti magjik” titullohet libri në vazhdim i autorit Denilu.

Kohët e fundit epigramisti Denilu, edhe pse thotë se ato që publikon janë epigrame, mua si redaktore dhe poete, më ngjasojnë me poezinë. Dikur Deda ka deklaruar se “shterrova” me poezinë,dhe i “detyruar” po vazhdoj me epigramin…… Tani shihet se “rezervuarit” poezi, i shtohet uji i pastër nga rreshjet e ndjenjës. Po more Denilu, jam e bimdur se poezia, është aty me poetin, dhe vetë poetit një perëndi i rri pranë. Ajo, poezia që vjen dhe na gjen, jo si të gjitha, jo si e të gjithë poetëve, por krijimtaria vjen dhe na duket se ishte gjithnjë me ne. E tillë është ajo, e afërt, e ngrohtë, melodioze. Ajo, poezia e Dedës, rreket të jetë gjithçka që gëlon, gjithçka që vërshon, gjithçka që çastit i jep formë, e vesh me përfytyrimin më të bukur dhe ua bën dhuratë shpirtrave që dëshirojnë.
Poezia çliron realitetin nga format e stereotipizuara që e burgosin dhe e shkatërrojnë, i jep qenies njerëzore një prani dhe një dinjitet të plotë. Poezia nuk është ushtrim i imagjinimit, por hapësirë e arsyes, e çliruar nga format e saj të varfra apo narcistike. Është fjala jo më e përhumbur nga nocioni në nocion, por e kërrusur, e përbërë nga fjalët rënduese dhe kokrrizore si gurët.

 

Ded Nikoll Luca (DENILU)

Autori i epigrameve Denilu, vjen me këtë përmbledhje të begatë krijimtarie në një të tashme, kur në të përditshmen që konsumojmë, po flet më shumë fjala se shpirti. Poeti është misionari.
Megjithatë, ndryshe nga sa na imponojnë parathëniet, pasthëniet dhe shpesh faturat publicitare që rëndom hapin dhe shoqërojnë krijimtarinë letrare, për librin e autorit Denilu kam të drejtën të shpreh diçka jashtë klisheve dhe dogmave që ndjekin si censurë librat dhe autorë të ndryshëm. Të shkruash një libër është e barasvlershme me të guxuarin e një beduini dhe këmbënguljen e tij për të gjetur jetë përtej zërit që dëgjon dhe që është vetëm i tij. Këtë mision, ose më saktë në pozita të tilla e gjejmë gurgullimën e së përditshmes të poetit dhe shkrimtarit Denilu.

 

Delina Kreka, redaktore dhe poete nga Korça

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s