Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Vargje shpirti” të autores Burbuqe Esti

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Vargje shpirti” të autores  Burbuqe Esti

Titulli: Vargje shpirti
Autor : Burbuqe Esti
Redaktor: Përparim Hysi

©Të gjitha të drejtat i përkasin autores

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati: 14×20

Roland Lushi

Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno pall.32 Ap.7
Tiranë
www.botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2018
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”

Të gjitha botimet e shtëpisë botuese “ADA” gjenden të regjistruara në Bibliotekën Kombëtare Tiranë.

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Esti, Burbuqe
Vargje shpirti : poezi / Burbuqe Esti ;
red. Përparim Hysi.
Tiranë : Ada, 2018
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-53-9
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1

PARATHËNIE
“Vargje shpirti” nga BURBUQE ESTI

Kam arsye që u mora me redaktimin e librit me poezi “Vargje shpirti” të Burbuqe Estit! Burbuqe Esti,dikur ka qenë nxënësja ime në një shkollë të mesme fshati. Më vjen mirë që ish-nxënësja ka bërë një hop cilësor në jetë: sado që atë asgjë nuk e lidh me letërsinë dhe,ca më shumë me poezinë,ja tek vjen sot para lexuesëve me një tub poezish. Kur i kaloj nëpër duar gjithë poezitë e autores, më vjen ndërmend ajo thënia me vlerë e nobelistit grek,JORGO SEFERIS,që thotë:” Trualli i poezisë është për të tërë”. Nga ana tjetër, më duket se me Burbuqe Estin ka ndodhur ai fenomen që shkrimtari dhe poeti i madh francez,LUI ARAGON thotë:”Fjalët më morën prej dore”. Kur them kështu, nuk jam dhe aq larg të vërtetës. Poezitë e kësaj autoreje janë përjetime vetjake ose dhe ndonjë mbresë që ajo e ka”vjedhur”,qoftë dhe rastësisht në një udhëtim apo dhe në një shetitje.
Poezitë sa spontane janë, por dhe po aq origjinale. Kur them”origjinale”, kanë”patentën” made in BURBUQE ESTI dhe,po të shfrytëzoj një term nga kulinaria: në”kuzhinën poetike të saj”, ka prodhime “bio”. Nga ana e stilit, ajo është aq e qartë si një ditë me diell. Kur them kështu, kam parasysh një fakt shumë domethënës: mjaft që të dish të lexosh rrjedhshëm dhe,sakaq, i lexon me ëndje poezitë e saj. Nuk ka vështirësi në kapjen e mesazhit dhe vetëm në dy-tri poezi, si:”Delja e lopa” apo”Hipi dhija në çati”,xhëku i bie pragut që të dëgjojë dera. Vargëzimi në poezi është i thjeshtë dhe i mbështetur mbi tabanin popullor. Metrika është 8- 10 apo,ndonjëherë,16- rrokëshe. Kur shoh ndonjë 16- rrokësh, më shkon mendja tek një dëshirë e kahershme e autores që thotë:-Doja t’i ngjaja NAIMIT! Dhe vërtet në poezitë kushtuar mallit të mëmëdheut,ajo “zë i ngjan NAIMIT (Bagëti e bujqësia),se aq i madh dhe i gjerë është malli për Atdhe. Ja,sa për illustrim:” Moj e mira SHqipëri/ah sa mall që më ka marrë/? Epo ç’qe ky fati i zi/ motër e vëllezër të ndarë//(Mall për vendin tim).
Të njëjtin rrokëzim përdor edhe tek ndonjë poezi lirike apo dhe tek ndonjë me tendencë të fortë sociale,si:”Seç e mora rrugën me shtëmba në duar/Ecja me kokëulur dhe pak e menduar/(Dashuria). Ja dhe një me temë sociale,si”Trazirat”:”Shumë mirë më kujtohet,kur bëra unë dasëm/ veç krisën armët dhe bombat plasën/.Poetja mban qëndrim dhe trishtohet që në gjithë atë dramë të vitit 1997,asnjë fajtor nuk u dënua. Se poeti nuk është vëzhgues, por dhe opozitar me pushtetarët që bëjnë padrejtësi.
NJë tipar tjetër i kësaj poeteje, është se në gjitha poezitë përdor rimë dhe kjo rimë herë është e puthur dhe herë e kryqëzuar me skemën AA/BB ose AB/AB. Jashtë këtyre skemave nuk ka asnjë poezi.
Tematika e poezive është e larmishme dhe,vende-vende, ka poezi shpotitëse,sidomos tek ato poezi tip”fabulash” ku personazhët janë kafshë. Humori në disa poezi të bën që t’u kthehesh disa poezive përsëri,si:Delja e lopa;Miushi e maçoku; Grua zevezeke; Llafezankat e të tjera.
Në vlerësimin tim, do të veçoja poezitë për”NËNËN” dhe për “BABAN” dhe,pa dyshim:”Mall për vendin tim”
Sidoqoftë, ky është” nusërimi” i parë poetik i Poetes BURBUQE ESTI dhe,nesër, poezia e saj do jetë dhe më e kultivuar. Ngaqë e njoh mirë, dua që t’u them lexuesëve dhe një”sekret!” që nuk e di vetëm unë: BURBUQE ESTI, veç si poete është dhe këngëtare. Nuk besoj se ka ndokush që e njeh që nuk kënaqet me zërin e saj në ekran,kur sapo ka promovuar klipin e parë të saj. Kështu që,si mësues i saj i dikurshëm, i uroj suksese të dyfishta: me poezi dhe me këngë. Nuk ka se si bëhet më bukur. Pena-plug, moj poete dhe të të këndojë shpirti!

 

Nga: Përparim Hysi

Tiranë, 18 tetor 2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s