Kalendari poetik: Zbigniew Herbert (1924-1998) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Zbigniew HERBERT

Kalendari poetik: Zbigniew Herbert (1924-1998)

Ka datën e lindjes sot më 29 tetor Zbigniew Herbert, poet, eseist dhe dramaturg polak, njëri nga autorët më të njohur evropianë të shekullit të kaluar. Gjatë luftës II botërore në Poloni u krijuan dy formacione luftarake: Armia Krajowa me nacionalistë dhe Armia Ludowa e komanduar nga komunistët. Zbigniew Herbert u rreshtua në radhët e formacionit nacionalist polak – Armia Krajowa. Pati gjithmonë probleme me censurën politike komuniste polake. Në vitet 1986-1992 jetoi dhe punoi si gazetar në Paris në shtypin disident polak. Gjatë jetës fitoi mjaft çmime të rëndësishme letrare jo vetëm në Evropë. Në përkujtim të poetit polak me prejardhje engleze përzgjodha nga arkivi im këtë shqipërim:

NJË PËRMBLEDHJE E PARAJSËS

Java e punës në parajsë shkon deri në tridhjetë orë
pagat janë të larta dhe çmimet vazhdimisht në ulje
puna e krahut s’ka lodhje (sepse fuqia e rëndesës është e ulët)
të çash dru është si të shkruash me makinë shkrimi
sistemi shoqëror i qëndrueshëm dhe qeveritë janë të arësyeshme
për besë, më mirë se në parajsë vend tjetër s’ka.

Në atë fillim, gjërat ndryshe duhet të qenë,
qerthuj vezullues, kore që të marrin mendjen,
por s’ia dolën të shqitin saktësisht
trupin nga shpirti dhe i shkreti shpirt erdhi këtu
bashkë me ca tule dhe dhjamë
nëse do t’ju duhet të nxirrni përfundime
përzjeni bashkë një grimcë nga E Larta me një grimcë baltë
një tjetër shmangie kjo nga doktrina e shmangies së fundit
që vetëm shën Gjoni e pati parashikuar:
do të ringjalleni me gjithë trup.

Pak janë ata që shohin Zotin
e kanë këtë mundësi ata që janë vetëm prej ajri
të tjerët dëgjojnë lajmet rreth mrekullive dhe përmbytjeve
por me kohë, të gjithë do ta shohin Zotin
vetëm se askush s’e di se kur.

Hë për hë të shtunave në mesditë
sirenat ëmbëlsisht uturijnë
dhe nga fabrikat proletarët qiellorë dalin
duke mbajtur nën sqetullat, ngathtësisht, flatrat e tyre
sikur t’i kenë violina.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s