Poezi nga Ermira Saraci Osmani

Poezi nga Ermira Saraci Osmani

 

S’ MË LANË TË LULËZOJ

Nuk bëra zë ,kur nisën me m’ nxjerre sytë
Nuk nxorra klithmë,as atëherë kur më vranë
Heshta ,se jam e urtë.
Nuk pashë edhe atëherë ,kur sytë më shikonin shumë
Fola , por s’ më dëgjuan, se më vranë fjalën
E ngrita kokën disa herë, por ma ulen prapë.
S’ më mbeti gjë tjetër, veç me mbyllë sytë.
Me pa baçen time t’ lulzume, po ti hap sytë aty s’ ka shkel pranvera.
Gjithë me morrën për dore, më tërhoqën siç deshën
I ndoqa nga pas, nuk reagova,
Heshta, flejta dhe u verbova, se më vinte mirë.
Kështu kam qenë ,e urtë, e urtë prandaj më kanë nda.
Më kanë copëtu,si copë buke e nxehtë ,e më kanë hedh se iu jan’ djeg duart.
Si gur zalli m’ kanë hedh , e unë prapë s’ kamë nxjerr zë.
Më kanë krasit si pemë, e më lanë një trung të vogël.
Degën e Dardanisë se di pse ma këputën?Ajo më shkonte shumë.
Ah, sa degë më këputën pa më pytë, e pa mëshirë!
Më lanë të vetme ,duke prit .
Zjarr po më djeg në shpirt, duke prit degët e mia.
Si nanë e mallzume për fëmijë.

 

Unë dhe ti

Nuk e di në kam faj unë ,apo faj ke ti?
Cdo moment të ëmbël, e kthejmë në tragjedi.
Rrahjet e zemrës, cdo moment i shtojmë
Edhe pse shumë afër jemi ,ato nuk i degjojmë.

Mos ti lodhim fjalët ,ti lëmë në qetësi
Djellin që ndricon ,mos e kthejmë më në shi
Ķalanë bashkë e ngritëm ,e bashkë do ta shëmbim
Degët e pemës ti i ke , dhe vetem ti i ke shkelur.

Dashuria është e egër, është si veri
Eshtë,dallgë,erë, furtunë, është stuhi.
Dashuria ime pse hesht ,pse sflet, më shiko në sy
Këtë moment të ëmbël, mos e kthejmë në tragjedi.

Mjaft !Mjaft !lLe ti japim fund
.Sjellja jonë kështu, nuk na con askund.
Më thuaj një fjale te ëmbël, nuk po të kërkoj shumë
Një fjalë e ëmbël e jotja ,do me vërë në gjumë

Me fjalë , zemrat tona mjaft i vramë
Le të harrojmë cfarë ndodhi me parë
Të lutem !Eja ,eja dhe më përqafo
Me përqafimin tënd , cdo qelizë e ngroh.

Kurban jamë bërë për ty .,edhe ti per mua
Një jetë më. do, dhe një jetë të dua.
Le ti japim fund ,te themi sndodhi asgjë
Unë dhe ti i dashur ,gjithmonë jemi një.

 

NERAJDA IME ,TI JE!? (ZANA )

Shsht!Shsht! Më pëshpërit në vesh
Nerajda ime!

Rri ,fli gjumë. Të lutem, mos u zgjo!
Mos i hap sytë, e mos më shiko
Më lër ,të afroj pak, buzën me buzë
Të të ledhatoj flokët ,e të t’puth në gushë

Më lër të qesh me ëndrrën siç qesh
Lërmë sytë, me dorë të ti prek
Mbi qerpik ,lërmë të ulem të luaj kitar
Melodinë e natës ,ta lëshoj si ujëvare.

Sa dua ti hap sytë !Vetëm që të njoh
Dritën e parajsës me ty ta shoh
Nerajda ime ! Ti, afër meje je ?
Si ti ja bej, të hap sytë?Apo të vazhdoj të fle?

Ti prapë, me pëshpërit në vesh
Shsht! Shsht!Fli, mos i hap sytë !
Po i hapë sytë, unë nuk jam më,
Larg teje , kam ik !S’do shohësh asgjë!,

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s