Kalendari poetik: Ricardo Miró (1883-1940) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Ricardo MIRÓ

Kalendari poetik: Ricardo Miró (1883-1940)

Më 5 nëntor është data e lindjes së Ricardo Miró, i quajtur poet kombtar i Panamasë. Disa vite shërbeu si konsull në Barcelonë. Temat më të rrahura prej tij, veç lirikave të dashurisë, janë largësia dhe malli për vendin e tij. Në nderim të tij, në Panama jepet çmimi Ricardo Miró për veprat më të mira në letërsi. Për sot përzgjodha këtë sonet prej tij:

SYTË E TU

Liqeni?…Liqeni jo, aq më pak
Me syt’e tu ngjason, ëndërrimtarë.
Syt’e tu plot hije janë dhe zjarr:
Si të jenë dy liqene në flakë.

Deti?…Jo!…As deti nuk u ngjason,
Veç një breg ka, sado i lulëzuar,
Syt’e tu hyjnorë jan’ të trazuar,
Ku dhe Ëndrra, lodhet kur fluturon…

Qielli?…Ndoshta, duhet të mendohem,
Se në ato çaste, kur vranësohet
Syve të tu dyshues u afrohet;

Dhe para këtyre syve të kthjellët,
Më bëhet sikur shoh të njëjtin qiell
Qiellin harroj dhe vetë harrohem.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s