Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

MASHTRIMIT

Na shumëfishojnë
provokimesh
dhe një gjykim…? 
Mohues
nuk e mbroj.
Si mund ta mbroj
komerciales
nuk qëndroj, do ta mohoj
lirinë
aktoreske të një statusi
në cilësi vetish…?
Kjo fshehtësi po na sundon
shtirjeve…!
Na dhunon dhe ndjenja
e pa virtyt
shtirjeve në formë
të gdhëndur…!
E pa përshtatur kjo
kulturë etike…?
Ç’farë ndjesi!
Përmbi zhgënjim
një ledh
të tradhëtuar…!
Mos kërko.

 

REAGIM

Një puthje…? Shije
mjalti
e zbërthyer sot
shpërbërjes…!
Nuk qëndronte.
Rritej…!
Mes flladesh mbushur
udhëton
veti fizike ishte
apo kimikes
i qëndron, bleta…?
Punëtores
reagon, zbërthyer
qelizave
na ndali…! Një heshtje
e dehur
ëmbëlsive mes
flakëve
të shpirtit reagon
Shpirti…!
I derdhur dhe mpirë
flakëve:
Nuk ka kumbim
ripërterinte
çdo ndjesi përballej…!
Mes ndriçimit.

 

PA KONKURIM

Me rrezatimin e përplasjeve
të tua gdhihet
fshehja diellore…!
Si një oxhak
i ndezur trupave qiellor
në kundërshti
shkëlqimesh, më sundon.
Më sundon…!
Pa konkurime kandidimesh
në shkrepje
flasheve dhe qeverisjet
pa shpirt
më mundin, shkrepjet
e dritave
të stisura në okazione
nuk i duroj…!
Shkëlqimet që dhurojnë
dhe falin
syt e tu?… M’i fal
m’i fal
ndër më të fortit rrezatim
buzëqeshjet…?
Më mbulojnë
dhe më zbulojnë qiellin
dhe dielli…!
Sa dritë, sa dritë dha
frymëmarrjeve të tua
nuk gjeti
as njohu konkurim
në gjerësi
gëzimesh…! Më qëndro
t’i tejkalosh
mes dritës, tejkalo
Dritën…!
Në ndjeshmëri përshtatjesh
ndritshmëri
të sipërfaqesores nuk mundem
nuk mundem
të lundroj po do qëndroj
dritës…!
Derdhu mes rrezatimesh…!
Të kundroj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s