Në pragun e Panairit të Librit ” Tirana-2018″, Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Bota iluzion” të autores Buqa Softa

Në pragun e Panairit të Librit ” Tirana-2018″, Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Bota iluzion” të autores Buqa Softa

Titulli: Bota iluzion
Autore – Buqa Softa
Redaktor: Ilmi Dervishi

©Të gjitha të drejtat i përkasin autores

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati: 14×20

Tirazhi: 200 kopje

ISBN: 978-9928-269-52-2

Roland Lushi
Shtëpia Botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno pall.32 Ap.7
Tiranë
www.botimetada.com

Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2018
Shtypur në shtypshkronjën e shtëpisë botuese “ADA”

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Softa, Buqa
Bota iluzion : 101 poezi / Buqa Softa ;
red. Ilmi Dervishi. – Tiranë : Ada, 2018
116 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-52-2
1.Letërsia shqipe 2.Poezia
821.18 -1


BOTA ILUZION
– Rreth vëllimit me poezi të poetes Buqa Softa Pasho-

Gjithmonë më ka preokupuar ideja që të konsideroj artet, në përgjithësi, në aspektin e tyre iluminist në lidhje me efektet që arrijnë të përcjellin në shoqërinë njerëzore. Një këndvështrim i tillë nuk do të mungojë , nga ana ime, përderisa bëhet fjalë për tu shprehur rreth vëllimit të parë poetik të autores së talentuar,Buqa Softa Pasho.
Po lexoja vargjet e saj dhe fantazia ime u bë një me to, e afërt, e ngrohtë, reale dhe shpesh e ëmbël. Ku ishte fshehur gjithë ajo forcë krijuese për kaq e kaq vite? E mendoj këtë ndërsa kuptoj se rrjedha e talentit është e pambarimtë.
Paraprakisht duke analizuar disa poezi të këtij vëllimi po them për lexuesit se poetët nuk arrijnë dot, të shpëtojnë botën nga e keqja.
Por, duke filluar nga Homeri i panjohur dhe duke përfunduar te nobelisti anglez, Harold Pinter, mund të thuhet se, poetët, arrijnë të shpëtojnë fisnikërinë e shpirtit dhe në një farë mënyre Buqa përpiqet për ta bërë këtë. Edhe pse, brenda kufijsh të kufizuar, bëjnë gjithashtu të mundur, të shkëlqejë inteligjenca pozitive dhe drita e frymëzimit jo brenda vetes, por përhapet në shoqërinë e sotme bukur.
Edhe pse jo drejtëpërdrejtë poetja, penetron në labirintin e errët të politikave të mbrapshta dhe të politikanëve në përgjithësi, edhe sipas mendimit të një presidenti të shquar amerikan, si Xhon Ficxherald Kenedi, më duhet të vë në dukje se, kur pushteti shtyn njeriun në arrogancë, poezia të bën të kujtosh mrekullinë e të qenit në jetë. Kur pushteti korrupton, poezia purifikon shpirtin e njeriut.
Megjithatë, kur një lexuesi i bie në dorë një libër poezie,si libri BOTA ILUZION i autores Buqa Softa Pasho nuk mund të pretendohet kurrsesi që ai do të arrijë të zbulojë diçka konkrete në vargjet e lexuara, por fare lehtë dallon diellin nga errësira. Por, prej një poezie me vlera estetike, lexuesi ka për të ndier sigurisht, diçka të bukur dhe fisnike e cila do ta bëjë atë, vetë, të dallojë aq shumë prej pjesës tjetër të shoqërisë. Qiejt bëhen për të akoma më të bukur dhe të ndritshëm, kur të bien në dorë, për të lexuar poezitë plot hijeshi të këtij vëllimi.
Pra, poezinë ne vetëm mund ta ndiejmë. Askush nuk ka pse të pretendojë ta shpjegojë atë. Mbasi është vetë natyra e kësaj lloj gjinie të veçantë të letërsisë e tillë,mjaft shpirtërore që nuk na jep neve kurrfarë mundësie apo shtegu, për ta diskutuar atë në thellësi. Secili shkruan atë që ndjen dhe atë që do. Në fund të fundit, në një tufë me vjersha, përse do të na duhej të pretendonim, për të mundur të kuptonim histori të caktuara të jetës njerëzore, përderisa vetë jeta është njësoj si poezia: e pazbërthyeshme, misterioze, enigmatike?!
Dhe, për më tepër, aq shumë e vendosur për t’i mbajtur sekretet të fshehura përjetësisht diku mes vargut?!..
Nuk do të mund të ndodhte ndryshe edhe në këtë vëllim poetik me lirika të spikatura.. Nëpërmjet vargjeve të saj të mrekullueshme, ku dallohen tingujt ekzistencialistë të jetës njerëzore, lexuesi arrin të admirojë lirizmin, përsosmërinë ideale të kërkuar në një bote jo reale, rikthimin pas në të kaluarën, me kaq shumë hije dyshimi dhe ëndrra të parealizuara, në një përpjekje ndoshta diçka të suksesshme, për të shkarkuar nga supet një pjesë të barrës shpirtërore të grumbulluar nga vitet. Duke lexuar poezitë njëra pas tjetrës, jo pak herë mu duk se gjendesha duke dalluar ato shkallët e larta, tepër të çuditshme, transparente, magjike, në përpjekje të vijueshme, për të rrethuar kështjella të larta, të shtrira madje në pafundësinë e vet universit.
Si në të gjitha poezitë me vlera shpirtërore, akoma më e çuditshme mu shfaq ideja në kokë, kur mendoja se këto shkallë magjike përpiqet t’i hedhë poetja, e cili, në fund të fundit, nuk është asgjë tjetër përveçse njeri që e shikon jetën thjeshtësisht dhe sinqerisht.
Duke lënë mënjanë konsideratat rreth karakteristikave formale të poezisë: siç janë ritmi, rima, rreshta dhe strofa, unë munda të admiroj gjithashtu te libri i Buqes atë amplifikimin perfekt, përherë me një natyrë të spikatur poetike, që poetesha arrin tu bëjë me sukses sinjaleve, sado të vogla, të cilat kanë lindur në shpirtin e saj. Gjen aty prova të jetës njerëzore më shumë se në çfarëdo etyd me karakter sociologjik. Autorja na ndihmon për të kapur fillin e dhjetëra përfytyrimeve fantastike, na krijon mundësinë për t’i stimuluar ato nga pikëpamja mendore dhe për t’i bërë plotësisht të qëna, të jetuara, reale.. Ajo nëpërmjet poezive na lejon të futemi në të njëjtën valë ndjeshmërie me botën e civilizuar të poetëve cilësorë, duke u ndarë njëkohësisht nga verbëria klasike e turmave njerëzore, që aq shumë u gjendën të stimuluara negativisht prej poetësh me një të kaluar të përbindshme, fatale, për vetë vëllezërit, bashkëkombësit e tyre, pa përjashtim: të frikësuar, varfëruar e poshtëruar deri në palcë. Pra, poezia e autores në fjalë mëson lexuesin edhe për të qenë i ndershëm dhe human. Në art, thjeshtësia, konciziteti dhe qartësia është përsosmëria më e lartë e formës; kjo arrihet me punë të madhe dhe prirje, gjë që duken në vullnetin e talentin e autores.Mendoj se pas këtij vëllimi nga kjo autore do të kemi krijime të tjera dinjitoze. Po le të ndalem tek ky vëllim.

Buqa Softa

Në aspektin filozofik, poezia nuk mungon së mbajturi në dialog pothuajse të përhershëm hapësirën dhe kohën. Qoftë edhe për disa çaste, ajo sikur kërkon të shkëpusë, njeriun nga koha, e cila rend përherë e pamëshirshme, për këdo. Duke gëzuar në vetvete cilësinë apo atë vatrën e ngrohtë, të mrekullueshme, të mendimit pozitiv, vjershat ndihmojnë edhe në aspektin e vlerave morale. Ndeshemi me gjithfarë vargjesh me karakter të dallueshëm intensiv, me një vijim të pafund imazhesh, që nuk e lënë të qetë mendjen dhe ca më shumë zemrën e lexuesit. Dhe kjo, për hir të kreshendos së emocioneve. Në poezinë e Buqes gjen të shprehur gjuhën e ndjenjave të pastra, të lirisë dhe atë të një lloj paqeje të bukur filozofike, me karakter etik, e cila lidhet edhe me fisnikërinë e shpirtit të vet autores, e cila ka arritur të përshkojë një jetë dinjitoze. Është diçka që nuk mungon të reflektohet edhe në vargjet e librit.
Kjo lloj poezie e sinqertë, nuk mund të mos marrë përsipër funksionin e saj të rëndësishëm në rrugën e civilizimit bashkëkohor. Sot, më shumë se kurrë, vjershat e autores në fjalë mbrojnë vlera njerëzore, duke luftuar të keqen. Poezitë e këtij vëllimi, përveç faktit që dinë të godasin në shpirt, janë gjithashtu një qiell i kaltër, pa re.
Ndërkohë që, në fund të librit vargjet, si perla, detesh apo oqeanesh të ngrohtë , vetvulosen, siç ndodh me të gjitha poezitë e arrira në mëndjen e lexusit duke gjetur paqe dhe dashuri në to. ..
Në përfundim do të dëshiroja të shtoja se rreshtat poetikë të,sjellin pastërtinë dhe fisnikërinë e shpirtit i cili flet pastër e bukur sa të duket se je nën tingujt e një melodie aq shumë të dëshiruar. I uroj poetes suksese në rrugën e krijimtarisë!

Enrieta Sina, shkrimtare

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s