Kalendari poetik: Friedrich Schiller (1759-1805) / Përgatiti materilain Maksim Rakipaj

Friedrich SCHILLER

Kalendari poetik: Friedrich Schiller (1759-1805)

Sot, më 10 nëntor, është data e lindjes së Shilerit, (emri i plotë është Johann Christoph Friedrich von Schiller), poet, filozof, dramaturg dhe historian gjerman. Ja një shqipërim i ditëve të fundit prej tij:

NDARJA E TOKËS (Die Teilung der Erde)

“Ja bota!” Zeusi nga mali foli.
“Merreni, po ju a dhuroj, o njerëz.
Në jetë të jetëve ta gëzoni,
Vetëm ndajeni si vëllezër.”

U sulën të gjithë të merrnin pjesën,
Ku ishin, ku s’ishin, pleq e të rij.
Fshatari të mblidhte fruta të freskët,
Fisniku drejt pyllit për gjueti.

Tregtari e mbushi shitoren plot,
Abati zgjodhi verën më të vjetër,
Mbreti vuri kufi në rrugë dhe port
Dhe tha: “Më jepni të dhjetën.”

Shumë vonë, kur asgjë s’kish tepruar,
Mbrriti Poeti që vinte nga larg-
I shkreti! të gjitha qenë mbaruar,
Gjithçka tani kishte pronar!

“I shkreti unë! Më le si jetim,
Mua që më ke birin tënd besnik?”
Jehuan ato fjalë si ankim
Dhe ndër këmbët e Zeusit u shtri.

“Nëse në vendin e ëndrrave bridhje”,
Tha Zoti, “s’ke pse qahesh para meje.
Kur u nda Bota, s’më thua, ku ishe?”
Poeti: “Isha pranë Teje.

Syri, te fytyra jote pat ngelur,
Veshi im, pas këngëve qiellore,
Fale shpirtin, se dritës tënde dehur,
Harroi gjërat tokësore!”

Zeusi tha: “Eh, mbaroi kjo punë,
Asgjë s’mbeti nga vjeshta, gjahu, tregu,
Por kur të vish, në qiell lart tek unë,
Dyert hapur ke për t’i gjetur.”

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s