Poezi nga Luan Maloku

Poezi nga Luan Maloku

 

ATË E NDANË NGA UNË

Atëherë kur unë
Më së shumti e dashuroja
Kur u mësova me të 
Kur një minut pa te
Më bëhej një orë
E humbën diku larg
E kurrë s’u kthye më te unë
Ne duheshim si të marrë
Ajo ishte peng i familjes
Dhe e martuan diku larg
Pa dëshirën e saj
Medet…
Sa e sa kam qajtur si fëmijë
Ajo ishte dashuria ime e parë
Ishte një engjëll i vërtetë
Eh, sa shumë ju kam lutur Zotit
Sa shumë vite jam ndjerë i mjerë
Trishtuar e i sakatosur në shpirt
Ajo kohë e egër ishte shumë e rënd…

 

ZOGJTË SHTEGTAR

Mërzi e pa mbaruar sonte
Gëzimi iku diku trotuareve
Të ngurta e të gurta
Pa asnjë dëshirë
Gjithçka u mbulua nga errësira
Nëpër burg të errët jetëshkreta iku
Shpresë e tmerruar
Ankthi mizorë rritet e rritet i zi
Ndoshta mëngjesi vjen i bardhë
Dikush ndoshta do të më trokas
Në portën time
Të mbysë dhembjen e kësaj nate
Të ringjallë jetën
Në këtë botë të krisur e të pa vlerë
Ëndrrën time
Të kahmotëshme
Të cilën e lam përgjysmë
Marrëzisht më çmend
Edhe e imja poezi
Që më përcjell tërë jetën e gjatë
Zogjtë shtegtar kthehen prapë
Çdo vit, ata nuk e harrojnë kthimin
Asnjëherë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s