Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

e fundit

nuk e shpikim dot
askush.asnjëherë,askund
ajo erdhi è hyri brenda shpirtit pa bërë zhurmë
kur iku,
si një lis
zë e më lëkund!
kur të shembem e rrëzohem dikur e të më sharrojnë do të
lexojnë nëpër rrathë,
dashurinë e ndodhur
që ish e fundit tek unë
dhe nuk pati kurrë fund!

 

kur e prek dhembjen

(Kujtimit të L…)

Kur unë shkruaj për ty,
(shpesh nuk më kuptojnë…I shpall të pafajshëm)
asnjë nuk të njeh ,s’ka se si të mbajnë mend.
sapo ishe nisur të vije tek ne.
aq shumë të donim ,
emrin ta kishim vënë dhe një vend ishte për ty në shtëpi.
blemë shumë lodra .
lepurushat dhe arinjtë dridheshin nga padurimi të luaje me to.

T’u lutem të rrije,lutem Zotin të na ndihmonte
të na jepte prekjen tënde,frymëmarrjen tënde
ishe prej mishi, prej fryme, prej dashurie…

Por nuk e di se si (?)
nuk na dëgjove dot dhe ikje,ikje
pa ardhur akoma mirë… Ti ikje fytyrëzbehtë.
mbeten sytë e përlotur andej nga ti bëheshe e pavërtetë.
na u dridh zemra ,
siç dridhen zogjtë nga… dimri i shpejtë.

…Kur vjen dita ,
(që ti pate vendosur të vish dhe harrove të rrish.)
vit për vit prekim atë çfarë është prej qenies tënde:
emri yt.

…Oh ç’ditë dimri ishte ajo ditë.
një ditë dimri e pemët ishin të mangëta pa gjethet
qiriri digjej i zbehtë, si një fjalë e penduar,
ti e bëre shtëpinë … prej dhembjesh.

 

e kaluar

i hymë detit më këmbë!
prapë jemi aty, ku kemi qenë!

vdesim në një fjalë,
ngjallemi në një…këngë

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s