Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

ATJE, KU ENGJËJT I LUTEN ZOTIT…

Kur pena, më trazon
Nga gjumi i kujtesës, pikëluar me trishtim
Si gjilpërë që shpon
Pëlhurë jete, shtatëve, të veshur me guxim

Sytë më lotojnë, nga jehona e piskamës, liri
Që valëvit flamurin e fitores, për ballët robëri
Me buzëqeshje tradhtie, si të djallit me një sy
Që e pinë e pinë, gurrën e jetës, në Shqipëri

Kur pena, më trazon
Nga gjumi i fisnikërisë, me ngjyrën e plisit
Si gjilpëra që shpon
Pëlhurat e jetës, nëpër besë kullash. të fisit

Trishtohem, nga fitoret e betejave, me sy qielli
E kërkoj truallin atdhe, ku më mbetën ca varre
Si fustanella e nuses, ngjyrosur me ngjyra dielli
Atje ku engjëjt i luten Zotit, për lindje shqiptare.

 

SA M’IK DITA, E M’VJEN NATA….

Sikur jetët, nëpër shpata
I numëroj nëntorët, për ditën e ardhmërisë
Sa m’ik dita e m’vjen nata
Mbi lëkurën e rrudhur e të përgjakur t’Ilirisë

Kur i shfletoj mileniumet, si faqet e kujtesës
Me syt’e Thotit, që kohës i mbetën sy qielli
Nëpër kalatë e heshtjes, në gjuhën e besës
Ku rrezet e dritës, shqiptarçe, i pushon dielli

Sikur jetët, nëpër shpata
I numëroj ditët, për Nëntorin e Tret, të lirisë
Sa m’ik dita e m’vjen nata
Me nuret e Likanonit e Yllit e Gjergjit të Ilirisë.

 

NDËR BEBËZAT, E TOKËS ARBËRORE…

Mes kullave, të fisit
Përkunden djepat, si liria mes betejave nëpër fitore
Me ngjyrën, e plisit
Bardhësi shikimesh, ndër bebëzat e tokës arbërore

I kalit dashnia nëpër dashni të reja, me ngjyrat e besës
Nën dhëmbët e stuhive, mes zjarreve të rrufeve katile
Tej majave të maleve, ku buza jetë, puth syt’e shpresës
Si lotët e lokeve, që,puthin varre t’mbuluara me jeshile

Mes kullave, të fisit
Kambana lehonë nuk pushon, as pushkët e fitores
Me ngjyrën, e plisit
Bardhësi e shikimeve, mbi sydashnitë e arbërores.

 

PA LULET E PRANVERËS, E PA JEHONËN E RINISË…

Lumni
Pa lulet e pranverës e pa jehonën e rinisë, s’kishe, as liri
Dashni
Si Ssyzanat e mrizave, që, qëndisin buzëqeshje e krenari

Mes bjeshkës, rrethuar me pyje, ku barresha i bie çiftelisë
Si malet, kur i trazojnë këngët e truallit me shikime shprese
Për bariun e fisit, me plisin e kullave, sikur lahutat e lirisë
Që u prinë hutave, me kripën e gurit, shtypur nëpër sy bese

Lumni
Kurorë petalesh, që ermon aromën më të dashur e fisnike
Dashni
S’do t’kishe, pa lulet e pranverës, për plisa t’tokës besnike.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s