Poezi nga Erjon Muça

Poezi nga Erjon Muça

 

Trekëndësh xhelozor

Dielli prehu rrezet e veta
ëmbël,
lehtë mbi det.
Ka qenë një ditë e gjatë,
e nxehtë
me të vërtet.

E tani ato janë lodhur,
nuk e kanë më
atë djegësen forcë.
Mesa duket edhe ai ka vapë,
e i kërkon detit
t’a freskojë.

Këtë bashkim Toka nuk e pëlqen.
Ka duruar gjithë ditën tekat e Diellit,
e tani në muzg,
si për iant,
të nxehtin e thihtur gjatë ditës,
drejtë qiellit nis dhe e lëshon.

Ndëshkim të pa drejtë
po vuan e gjora natë.
Trekëndëshi xhelozor
mes diellit, detit dhe tokës,
po e mbyt atë në vapë.

 

Dridhet lehtë

Nis e dridhet lehtë,
vezullueshëm, siperfaqia e detit,
a thua se ndjen perëndimin e afërt.
Pas jo shumë do të dali Hëna,
do e ndriçojë atë
me një vezullim të vakët…

Do lodrojë pak sonte
me Hënën lozonjare,
do e përkundë me valëza
a thua se kërkon ta nxjerri në breg,
për fare…

Në netët pa hënë
ai duket i mërzitur,
nxin uji i tij në vetmi,
a thua se sipërfaqia ia kanë mësyrë
mijra shpirtra të vdekur.

Duket sikur kjo mërzi do zgjasë
deri në pafundësinë e kohërave,
e deti nuk do e gjej më kurrë
lumturinë e argjendit në errësirë,
por ja kur del hëna
e ai sërish vezullon gëzueshëm,
e harron mërzinë e vetmisë dhe
nis e luan me mall me fytyrën bardhoshe
që iu fsheh dashurisë së tij,
ndoshta pa dëshirë….

 

Kangë nën zë

E humba zërin e më vej keq!
E humba, duke kënduar kundër
një kori që po më mbyste, vështrimin 
po ma zbehte, timpanët m’i shkynte,
lengun e jetës, atë që rjedh
nga lumejtë e ndjesive, shterte…

E unë këndova me zë të lartë, më shumë
nga ç’mundesha, por ata ishin kor-
shumësi zërash të intonuar, që të njëjtat fjalë
këndojnë- kumbues, buçitës
deri në shurdhëri , fjalët e këngës time,
me tyren mbuluan…

Kori ka veti magnetike, është
si gropë thithëse për ata që nuk
kanë ide të veta, për njerëzit që
nuk i duan lodhjet e krijimit nga hiçi
të diçkaje që u përket; është tepër
shlodhëse të përdorësh çka përsëritet,
përsëritet, përsëritet…

Kori ritet e ritet; njeriu ka frikë,
e ku ka më mirë se sa kori, për
të fshehur shëmtinë e një zëri!
Ku ka më mirë se bashkësia,
kur individi është i pushtuar
nga padituria, padëshira, nga
pafuqia…!

E në të shkuarën pati mjaft si unë,
që me naivitet kënduan kundër këngës
së bashkësisë; korit nuk i pëlqeu refreni:
duaje tjetrin një lloj si veten, ndaj këngëtarin
e kryqëzuan…

Korit nuk i pëlqen: flamujt e një melankolie
të trishtueshme… Janë “optimistë” plot
me vetëbesim, pa mëdyshjet e naivëve.
Ata duan të korrin, të shtypin, e as
që mendojnë që nësenga njëri krah
i godasin, të kthejnë edhe tjetrin…

Nuk i duan koristët refrenet
që i këndojnë natyrës, kësaj njerke
që na sjell në jetë për të na dhuruar vuajtje;
koristi don lumturi, begati, vllazëri, por vetë me
ata që “mendojnë” të njëjtat bindje që atij
në mendje ia ngulitën, e që ata e quajnë
arsye…

Tani pa zë, por me ndijimin të plotë,
dëgjoj e shoh shurdhërinë e atyre që këndojnë,
si unë ka edhe të tjerë, vetëm tashmë kuptoj
heshtjen e atyre, që kur unë këndoja më shihnin
me sy tmerruar; ndoshta më gjykonin si naiv,
donin të më thoshnin të heshtja; është e
kotë të çirresh për veshë pa ndijim që këndojnë
me zërrin çjerrë, deri lart në qiell, por edhe ata
s’kishin më zë, as për të folur, e as për të
kënduar…

E tani në heshtje, i përndezur nga banalitet
e çjerra në formë këngësh, jam ulur të shkruaj,
nuk i druhem këngës tuaj, do vuaj, më shumë
mbetjen e ndigjimit se humbjen e zërit,
por atë çka më parë lodhesha duke ua kënduar,
tashmë do e shkruaj vetëm për ata që dinë të lexojnë,
apo duan…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s