Poezi nga Valentina K. Dafa

Poezi nga Valentina K. Dafa

 

PËRQAFUAR ME HAPA DHE TINGUJ

I mblodha në kthim gjurmët në trotuar
ishin mbarsur me tinguj
Bëra kujdes
Paralel i vura dhe gjurmët e tua
Mundimshëm
pesha e relieveve më ngarkoi me mall….
…edhe më….
I mblodha gjurmët për të mos e lënë të huaj kujtimin
në trotuaret që nesër, ndoshta dimër do të kenë
nga të tjerë hapa, nga të tjerë shpirtra
që s`mund të jenë as unë, as ti.
Në këtë natë të ashpër dimri
jam përqafuar me hapat e mi…
me gjurmët e tua mbarsur plot tinguj.

 

LAGJJA E VJETËR

Pas ikjes nga lagjja e fëmijërisë
Gjithçka ish` ndërruar atje
S`ish më rruga me pluhur e gurë
as gjurmët e gjunjëve gjak në të
Lesën në hyrje të oborrit
që im atë e kish’ thurur me kujdes,
dikur ia vendosëm kopshtit,
ku mbinin trendafila të egër,
ku ndjenim këngën e zogjve dhe ujit
Aroma e tyre, e dheut dhe djersës
na mbështillnin sa herë…
në stinën e buisjes së gjethit…
Tek hedh sytë atje në truall
ndiej rrokullisje prej syrit
Aty, tashmë, hyjnë e dalin njerëz të huaj
pa histori pragu
Historia rrjedhon në një tjetër truall
që popullohet vazhdimisht,
…si dikur lagjja e vjetër.
Pas ikjes nga lagjja e fëmijërisë
Gjithçka ish` ndërruar atje
Kish` mbetur veç kumbulla në cep të oborrit
… arra hijen kish` rënduar edhe më
Atje në kryqëzim…si toponim urban
shtëpia dhe emri yt, baba
vazhdon të jetë stacion udhëtarësh…

 

***

…dhe nëse vjen një regëtimë dashurie
lëre të hazdiset shpërthimit të saj
le të bëhet fllad e erë
e të mblidhet në puthje

…nëse vjen një këngë dashurie
këndoje tingullin e saj me zërin tënd
…dhe pse fshehtas …
mos u tkurr me heshtje,
me natë,
me oraret fikse të kthimit në shtëpi
mos, të lutem!
oraret s`janë për dashurinë

…dhe nëse vjen një regëtimë dashurie
fllad e erë,
tingull gjaku qoftë,
veç mos i thuaj: – Prit!
Koha rrjedh shtratit të saj me të tjera prurje…

…dhe nëse vjen një këngë dashurie
këndo me zërin tënd…
(…dhe në mos qofsha unë…)

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s