NJË I ÇMENDUR / Nga: Mark Simoni

NJË I ÇMENDUR

 

Nga: Mark Simoni

Një i çmendur, që më tregonte me qetësinë më të madhe se, sapo ishte kthyer nga hëna, dhe ndjehej pak i lodhur nga udhëtimi, më ka thënë një shprehje që s’do ta harroj kurrë. E pyeta për poetin Giusepe Bonotti se ku e kishte shtëpinë, (banonin në të njëjtën mëhallë, në Arcelle (Padova, Itali). “Lëre-më tha-është në libër!”.
Lëre, është në libër. Kaq pak fjalë ta harlisnin mendjen për të menduar gjithëfarë gjërash për shkrimtarin “e mjerë”. Pra, lëre se po shkruan libër se me atë punë merret i shkreti dhe mos e shqetëso. Ose lëre se po ëndërron, ose është fandaksur nga ndonjë frymëzim për të shkruar libër, ose mos u merr me të se është i çmendur si të gjithë shkrimtarët. Ose çfarë të duhet, është kot, se e kanë luajtur mendsh librat dhe leximet. Oh, lëre se është në libër. Të gjithë shkrimtarët në një farë feje dhe në një farë mënyre, janë në libër. Po mendojnë, po shkruajnë, po bubrrojnë nëpër historira të çuditëshme, po fantazojnë, po lodhen, po verbohen, po rendin pas trilleve, dhe përse jo, dhe po çmenden.
Një prej gjesteve dhe akteve që ta sjell librin shumë pranë është Panairi. Lexues pasionantë, fëmijë të zhurmshëm që vijnë me klasat, botues sa seriozë aq dhë predikues lajkatar të botimeve të tyre, kopertina me ngjyra, autorë të hutuar që takohen me shkrimtarë të tjerë, promovime titujsh dhe çmime të çuditëshme. Qese me libra, gra që kërkojnë kopertina që t’iu shkojë me ngjyrat e arredimit të shtëpisë, burra me syza intelektuale, që sytë e tyre ua ka lodhur më shumë mosleximi se sa leximi i librave.
Në Panair mbi të gjitha më frymëzojnë takimet dhe bisedat me shkrimtarë, temat interesante që hapim me to, mendimet alternative, këmbimet e librave. Edhe në panaire, edhe në studio, edhe në rrugë, edhe në udhëtime, edhe në ëndërra, shkrimtarët janë përherë në libër. Zemreku i mendjeve të tyre nuk pushon asnjëherë, si një tezgjah apo avlemend që thur pëlhurë petkash për tërë botën, (dhe për vete ndoshta mbeten shpesh të paveshur). Atë pëlhurë, që, sa çështë veshja e vet e bukur dhe përndritëse, mund të jetë dhe qefini i mbramë i krijimtarisë së tyre.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s