Fragment nga romani “BESA” i autores Zyba Hysa

Fragment nga romani “BESA” i autores Zyba Hysa

“Në oborrin e kështjellës, gjithçka ishte gati dhe me një të kërcyer, u gjendën mbi kuaj, tërhoqën frerin dhe fluturuan si çift pëllumbash drejt pyllit me lisa shekullorë.
Ajri vinte si ushqim i zgjedhur, sillte kënaqësi të veçantë, kënga e zogjve të rrënqethte, çuçuritja e krojeve i shtonte më shumë virgjëriinë pyllit, vështrimi i copëtuar i diellit që depërtonte nëpër degët e pemëve, dukej sikur lozte sylla – mbylla, duke u falur peisazheve shkëlqim magjik dhe parfumi i luleve i bënte të mos ndjenin ngopje duke thither jetë nga jeta e pyllit…

Paqen e pyllit e zgjonte vetëm troku i kuajve, ku herë Gjoni ecte para, herë Vojsava e herë, kur kishte çeltira, apo copëza lëndinash, ecnin bri njëri – tjetrit e vështronin njëri – tjetrin në sy duke pirë kënaqësi nga kënaqësia e tyre.
Aqsa herë dilnin shëtitje, apo shkonin nëpër kështjellat e tjera, u dukej sikur ishin dy njerës të pa njohur që takoheshin për herë të parë dhe u dukej sikur ridashuroheshin në hapësirë dhe kohë të ndryshme, ndaj si pa kuptuar, lëvizja ishte bërë si domozdoshhmëri e ripërtëritjes së ndjenjave dhe dëshirave ndaj njëri – tjetrit.

Më në fund arritën përballë shkëmbit gjigand, ku rrëzë tij ishte një vragë e ngushtë, ku kalohej me vështirësi, ndaj Gjoni u hodh mbi tokë, e lidhi kalin për një gëmushë, shkoi pranë Vojsavës, e cila u hodh nga kali si shpend qielli mbi krahë, qarkoi duart rreth qafës së tij duke provuar ndjesinë, sikur po e dërgonte në shtratin bashkëshortor, si në ditën e dasmës së tyre.
Ajo ishte kalorëse shumë e zonja, por Gjoni se linte asnjëherë të hidhej nga kali mbi tokë, çasti i hedhjes për të ishte fatlum, ajo dergjej në krahët e tij e ai mbushej me praninë e saj dhe kështu kalonin shkëmbin, por sot harroi ta lëshonte mbi tokë, duke vështruar i mahnitur luginën, të cilën ata e kishin pagëzuar me emrin “Lugina Jonë”.
– Gjon! – E zgjoi ajo nga përhumbja, – këtu më duket sikur në botë egzistojmë vetëm ne të dy…
– E shtrenjta ime! – Tha ai dhe e shtërngoi me dashuri pas
vetes, por ajo rrëshqiti si ngjalë dhe vrapoi si sorkadhe mali.
Atij u duk sikur u shkëput shpirti, ndaj rendi pas saj gjer e arriti dhe ranë të dy mbi tapetin e gjerbër, qëndisur me lule shumë ngjyrëshe. Tashmë këtij peisazhi, u shtua një lulëkuqe dhe një zambak i bardhë.
Qëndruan pak çaste me vështrim nga qielli, sikur bekonin Perëndinë për gjithë bukuritë tokësore dhe më pas rrëshqiti dorën nën qafën e saj, e rrotulloi dhe e shtërngoi fort gjer dëgjoi shqelmat e zemrës së saj, sikur kërkonin të shkallmonin kraharorin, për të hyrë në kraharorin e tij. Ai e ndju deri në fundin e fijeve të shpirtit dhe u ndje i lumtur.
Luginës tashmë i qeshte nuri. Qilimi i blertë nga dy anët mbrohej nga shkëmbi gjigand dhe nga një pyll që mbulonte rrjedhën e një gurre që vinte nga lart e s’dihet se ku përfundonte. Kjo luginë ishte si një oazë mes këtij pylli gjigand dhe ata se ndjenin më veten mbret dhe mbretëreshë, por si pjesë e këtij dekori magjik. Vetëm këtu s’bënin biseda që lidheshin me jetën e kështjellës, as të fisit, as të vendeve të huaja, as dhe të fëmijëve, bisedat e tyre ishin intime, të cilat shpreheshin me fjalë të thjeshta e në shumicën e rasteve pa fjalë, me vështrime, me buzëqeshje, me një ledhatim, a puthje në ballë, thua se takoheshin për herë të parë, se hera – herës, ata s’flisnin as për njëri – tjetrin, vetëm kënaqeshin me praninë e njëri – tjetrit…”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s