Poezi nga Lumo Kolleshi

Poezi nga Lumo Kolleshi

 

E TËRA VALËZIM

Që të mos shkas në humbëtirë e ti të jesh e tëra valëzim,
Me ata qerpikë të prerë ia hiq thonjëzat trupit tim.
Dhe, kur kësaj grmatike nuk ke ç’t’i heqësh më,
Pasthirrmat nis tek perënditë e t’i lësh pa frymë e zë.

 

ANTILEGJENDË PËR ROZAFËN

Të pata thënë,Rozafë,të mos vije,
Gjelina e vogël me bukurinë mbi re. *
Le të vdisnin vëllezërit urie,
Le të vdisnin vëllezërit të tre.

Dy në tre gjithmonë bëjnë shumë
E shumica gjithmonë merr pushtet,
Për besëshkelurit, prapë të them unë,
S’ia vlen të sakrifikoje dy jetë.

Ti ishe ende lehonë,
Do priste një foshnjë për gji,
Ustallarë kish plot ajo zonë,
Do ngrihej kalaja përsëri.

Le të lidhnin duart vëllezërit,
Të muroseshin në themele të tre.
Ma lodhën kombin besëshkelurit
E besa mbetet gjithmonë kallogre.

 

NËN OLIMP

Në Olimp të gjithë përpiqen t’i fërkojnë shpatullat Zeusit, Zeus
Perënditë veç shumëfishojnë në banka llogaritë,
Pasi u degdis e gozhdua në shkëmb njerëzori Promete. Pomete
Kamerat e bëjnë fort mirë punën e lehësit
Dhe qielli ynë nga ditë në ditë Ne
Mbi kokat tona lëshohet me rrufe…………………………………Rrufe.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s