Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti

 

***

Mos më vështro gjatë
se bëhem vjeshtë
e më ndjek pikëllimi i shirave.

 

Dua të vish i gjithi prej zjarri

Me duar të ftohta poshtë një geshtenjë të heshtur,
mendoj për ty.
Dua të vish këtë natë dimri.
Dua të vish me duar të ngrohta.
Supet me vjeshtë.
Krahët prej ere..
Qerpikët prej uji.
Dua të vish i gjithi prej zjarri.
Dua të më pushtosh si diell i nxehtë një pyll pas shiut.
…dua të vish me kuaj ere .
E në mos ,s’ke lindur!
E në mos ardhsh ..
Në murin e pritjes
do të mbes Rozafë
që flijoj balada…

 

Përgjoj veten

Përgjoj veten.
Në këtë udhë gjithë mjegull
ku jam nisur. 
Sizif i nisur… pambërritur!
Perballë jeta..
Lart vdekja.
O zot!
Një grusht pyll e desha…

 

***

Në këtë shtrat vjeshte
ku nata bie e vogël.
Ëndrrat janë më të mëdha se njeriu.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s