Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

Po të due unë

Ba me dashtë unë
pranvera zgjohet në mes të dimnit.
Andrrat jargaviten si lule kacavjerrese
ndër muret tuej të naltë.
Ba me dashtë unë liria jote
del prej guackës
e shndrit perlë në qafën teme
të bardhë.
Ba me të dashtë fort unë
jehona e stuhisë tonë
ndihet deri në agim.
Dielli lind në gojën tande
e vdes në gjinjtë e mi.
Por unë nuk due
se poetja në mue, fle nën borën e trishtimit
e të rrëshqet shpinës
veç kur ti e shkrin.

 

***

Tashma ke ikë,
furia e dallgëve përplaset
mbi sinoret kulmore tue përpi baticën.
Sfilitja e hanës zhytet në mes të detit
tue mbështjellë vetminë shunglluese.
Nji sy mbylle,
andërr hape pikturon siluetën e pajorit të vetëm në horizont,
që zhduket mbas orës diellore…

Ti tash s’ je,
përreth krejt pashpirt asht vjeshtë!

 

***

S’kena tjetër veç tokën
me mbjell e me korrë,
me heshtë a me u përligjë.
Me u ngjallë ,me vdekë a me lindë.
E ti mos thuej se shiu bjen mbi buzët e tua
sa me i zhurit,
se andrrat bymehet,
drithnat shtohen, valëviten nën diell.
Prandaj jena këtu
me shpërnda krejt dashninë e korrun për botën,
për fmitë që këpusin lule
pa u rritë.

Veç toka ka mbetë
me u plugu,
për me shkrifë krejt dashninë.

Na jena muzhikët.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s