Poezi nga Sinan Vaka

Poezi nga Sinan Vaka
 
 
NËNA
 
Më jep një të puthur shpirti i saj pragmëngjezit,
dhe unë blatoj, si në ritet e lashta,
qenien time dhe mijëra jete po ti kisha,
mijëra dashuri dhe mijëra…dhe mijëra
Po i dashtë !
 
 
 
ARRA E ËNDRRËS
 
Kam parë lulëzimin e saj
kur midis gjetheve uleshin trumcakët
dhe nën hijen e nderë oborreve,
një shilarës litari për vocërrakët.
 
Kam parë marrëzitë të tëra,
nëpër degët e humnershme duke hipur,
për kokrrat gjysëm të bëra,
madje edhe ndonjë kujtim të hidhur.
 
Kam parë sforcot e limfës
nga dhimbja e gozhdëve nëpër trung
dhe trupin e ligur teksa lëvozhgën
e riparonte me mundime si një cung.
 
Kam parë mallin tim me largësi detesh
që ende rishikon të vagët,
largësive, zogjtë midis degësh
tashmë, në kurorën e saj të pakët.
 
Kushedi në këto çaste fëshfërimës
ajo ndoshta rikujton prapësitë,
por unë i tulatur në kufijtë e psherëtimës,
rikujtoj më tepër dashuritë.
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s