Poezi nga Teuta Sadiku

Poezi nga Teuta Sadiku

 

Histori vjeshte
.

U këput dhe e fundit gjethe,

por para se të binte hapi krahët e fluturoi një çast.

E ndihmoi dhe era,
damarët iu kthyen në vela.

i kishte mbetur pak gjak dhe plazma.
Ashtu fluturimthi përshkoi qytet-shtetin e saj…

I dukej aq i panjohur ,
sa nuk dinte ku të ndalojë,
kokën të mbështesë,
eshtrat të lëshojë.

Toka e vendit të saj ishte e ftohtë ,
e rrëshqitshme ,e lagësht
me luspa,
si një zvaranik gjigant .

Iu mbështoll në grykë gjethes e nuk e la të flasë.

Akoma në vorbullën e erës vjen vërdallë,

ajo ,gjethja gjysmë hartë,

as e njomë as e thatë .

Dikush pa mëshirë ,

e mbylli në faqet e një libri të trashë.

U hollua ,u tret ,
pa thënë dot një fjalë,,

duke pritur çastin magjik
si një papirus i lashtë.

Papritur një lot gjethes në fytyrë iu plas.

E mbytur mbi të librit shkronja ra …..

atuet@ukidas 22/11/2017

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s