PUTHJA DHE VDEKJA ( pjesa e I) / Tregim nga Enertin Dheskali

PUTHJA DHE VDEKJA 

 

Tregim nga Enertin Dheskali

– pjesa e I

Klejdi lexoi edhe një herë me vëmendje mesazhin që kishte shkruar në celular dhe pas një hezitimi të shkurtër shtypi komandën e dërgimit. Në trurin e lodhur nga pagjumësia dhe stresi i përziheshin dhjetëra mendime e i kryqëzoheshin zërat e personave që kishte më të afërt. Dy lotë të nxehtë lundruan gjatë në sytë e mavijosur, përpara se të rrëshkisnin nëpër faqet e tij. Iu kujtua nata e parafundit që kishte qenë me Viljanën pak ditë më parë, në qytetin e vogël bregdetar. Zilja e telefonit filloi të binte me një muzikë të ëmbël dhe ai pa fotografinë e vajzës që dashuronte. E la të binte gjatë disa herë rresht pa e hapur. Pastaj si padashur ra në kujtime… Atë drekë të disa ditëve më parë, Viliana kishte dëshirë të pinte, ndaj zgjodhën një shishe vere italiane në një market pranë shtëpisë. Kishin ngrënë krepa të ëmbël me çokollatë dhe rrush të thatë vetëm një orë e ca më parë, ndaj ndiheshin të ngopur. Kur hynë në apartamentin e marrë me qera, ajo ndezi disa qirinj të vegjël aromantikë me ngjyrë të verdhë, ndërsa ai hapi shishen e verës së kuqe dhe preu në copa të vogla djathin kaçkavall që blenë si për meze. Shishja mbaroi brenda pak minutave dhe ata e shuan etjen duke bërë dashuri si të çmendur për disa herë rresht në krevatin e butë.
Zilja e celularit nisi të binte sërish dhe fotografia e saj doli prapë në mes të sfondit të gjelbër, duke e zgjuar nga kujtimet. Ai sikur u zgjua nga përhumbja për një çast të vetëm, por vetëm kaq. Mendimet i shkuan sërish tek ajo ditë e mbushur me jetë e me ngjarje.
-Klejd, dua të pi sërish, -i tha ajo duke e puthur ëmbël në shpatull. -Mirë shpirt, -ja ktheu ai dhe e mori edhe një herë sipër vetes. Dhe vazhduan të bënin dashuri edhe për disa herë të tjera. Pastaj kur kishte filluar te errej, ata i kaluan një dush trupit, u veshën dhe dolën. Ndrinin të dy. Te veshur me kemisha bojëqielli pas trupit, thuajse identike dhe me pantallona blu të errëta me prerje sportive, ata dukeshin si dy turistë që jetonin së bashku që fëmijë. Pasi dolën anës detit të kapur përdore për thuajse një orë, u ulën në një bujtinë për të ngrënë darkën. Atë natë aty pinë së bashku më tepër se dy litra verë. Hanin mish qëngji të pjekur në hell, dhe bisedonin e bënin shaka me sy të shkelqyer nga dashuria. Viljana piu një gotë më tepër. Kur u ngrit mezi i hidhte hapat, ama ishte çmendurisht e lumtur kapur pas trupit të Klejdit. Qeshte dhe e puthte mashkullin e saj thuajse në çdo hap. Kur u afruan pranë shtëpisë, ajo nguli këmbë të uleshin në një lokal të bukur ku kishin pirë kafet e mëngjesit për disa ditë rresht. Ai nuk ia prishi qejfin. Edhe pse e mbajti përdore, ajo e humbi ekulibrin dhe u pengua në një shkallëz druri. -Të turpërova shpirt, -përsëriti disa herë rresht pasi u ulën në tavolinën e cepit. Ai i përkëdheli fytyrën e bukur dhe asaj nisën t’i iknin lotët çurk. Ishin lotët e dehjes e të lumturisë. Qau për minuta të tëra dhe e puthte Klejdin kudo; në buzë, në sy, në gushe… Ndërsa ai i fshinte butësisht sytë ku ishin perzier rimeli me lotët. Kur dolën nga lokali ajo tentoi të ecte vetë pa u mbajtur pas tij, si për të treguar që nuk ishte e dehur. Por vetem pak hapa me tej thuajse u rrëzua. Ai e mbodhi pas vetes. Sapo hynë në apartament dhe u ul mbi shtrat, Viljana ja dha të vjellit. Vazhdoi gjatë ndërsa Klejdi e mbante mos te binte mbi pllakat e dyshemesë. Edhe pse kish pire mjaft atë mbrëmje, ai nuk e humbi fare toruan. Ndjenja e dashurisë së pastër është vërtet e çuditshme. Ai e zhveshi ngadalë, e futi ne dush, e lau me kujdes, duke e mbajtur të mos binte, e fshiu qetë – qetë, e mori në krah dhe e shtriu në shtrat. Ajo ishte thuajse e pavetëdijshme dhe përsëriste si në përgjumje; “Klejd të turpërova. Më fal shpirt”. Pasi e mbuloi butësisht, ashtu siç ishte, lakuriq, me një jorgan të lehtë filtri me ngjyra të ndezura, ai pastroi qetësisht të vjellat dhe i hodhi në tualetin e banjos. Pastaj e lau mbi pesë -gjashtë herë dyshemenë, duke ndërruar e shpëlarë kovën plastike me ujë të bollshëm. Kur mbaroi, bëri një dush dhe u shtri në shtrat. E shtrëngoi fort me të dyja duart rreth belit trupin lakuriq të së dashurës së tij, vendosi buzët mbi shpatullën e saj të majtë dhe fjeti.

(vazhdon)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s