Poezi nga Xheladin A. Çitaku

Poezi nga Xheladin A. Çitaku

 

ALFABET RREZESH

*
Vargu rreshtohet në strofa poezie
Shkruhet me shkronja të alfabetit
Nga shkronjat me dritë përjetësie
Që ndritë në përmasat e universit.

*
Stoliset shkrimi me ngjyrat e fjalës
Ngjyrohet ndjenja dhe imagjinata
Lundrojnë mendimet në lojën e valës
Në lundrën e shkrimit bërë nga urata.

*
Rrezja e diellit shkëlqen në shkronja
Të gjuhës së bukur që rronë në shekuj
Në kongres përjetësie do bëhet e zonja
Që vlerat e veta t`i lartësojë në tempuj.

 

MENY CINIZMI

*
Shije të hidhura të civilizimit hipokrit
dhuruar injorancës, hipur në piedestal
bisturinë futur ricopëzimesh në shpirt
në fije marionetash lidhur naivë e vasal.

*
Në zvarritje kërminjësh zhlyer dinjitetin
në argatëri të përbuzjes ngelur jetë e mot
në maskime karnevalesh shesin marifetin
si gjyshërit në të djeshmen edhe nipërit sot.

*
Në fraqe e në kollare stolisur dinakërinë
në valle maskenballesh lozin mashtrimin
potpuri përkëdheljesh hedhin si pelerinë
e në buzëqeshje cinizmi veshin injorimin.
*

Falin dhuratat mendësisë së skllavërimit
të afishuara si ikona tepujsh të marrëzisë
çjerrjet orkestrojnë në simfoni të mohimit
në përbuzje të ankoruar në molin e fobisë.

*
Shëmbëllim qytetërimi, me çati tutorizmin
drithërima të mërdhezjes ofron me përdhunë
në pjata të zbrazta e ushqenë konformizmin
denjësinë, hipnotisht, e ka vënë në gjumë…

 

NGURTËSIM NDJENJASH

*
Në pragun e vatrës mbështetur kërcure
me zemër të thyer, copë, copë thërmuar
brengën e molisur përplasur për mure
copëzat e shpirtit në pjesëza dromcuar.

*
Pikëlat e lotit të shëndërruara në rrëke
rrëmbyer dhimbja zhgënjimesh vërshuar
mendimet e arrakatura trokëllijnë pa fre
të mëmës së braktisur, në vetmi ngujuar.

*
Komeditë shpirtërore, himne të harrimit
mbërthyer në injorim dhuruesen e jetës
lakminë, pangopshëm hedhur tundimit
sedrën e lajthitur i përkëdhelim vetes.

*
Poshtë dukjes fshihet fytyrë hipokrizie
ngurtësim ndjenjash, si përcëllima gace
dashurinë mëmësore zhvendosur nën hije
butësinë ledhatuese ofruar një qeni a mace.

*
Uratimet sublime i bartim me ëndje
pikëllimin zbrazur në ofshama e lutje
cifla ndërgjegjësimi nuk vijnë në mëndje
ndjenja dhembshurimash larguar tutje…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s