Kalendari poetik: Lewis Spence (1874-1955) / Përgatiti materialin: Maksim Rakipaj

Lewis Spence

Kalendari poetik: Lewis Spence (1874-1955)

U lind më 25 nëntor 1874, emri i plotë James Lewis Thomas Chalmers Spence; ishte gazetar skocez, poet, folklorist dhe dijetar i shkencave okulte dhe njëherësh antar i Institutit Antropologjik Mbretëror i Britanisë së Madhe dhe Irlandës si dhe zv-president i Shoqatës Antropologjike dhe të Folklorit të Skocisë. Njihet si themelues i Lëvizjes Kombtare Skoceze. Shkroi mbi dyzet libra gjatë jetës. Ja një poezi prej tij:

HIPOKRIZI

Vura të mënçurit para meje
Të lexoja i qetë
Rrena, frikë dhe besime feje
Për të fshehtat e jetës.

Sa isha në shkollë ndënja urtë
Fjalën e tyre prita
Të mënçurohem e të gjej udhën
Për t’vërtetat, të gjitha.

Prisja me durim s’kërkoja tjetër
Veç udhës që çliron
Por lidhur qe pas fesë së verbër
Që mua s’më ndriçon.

Nga gjithë ato s’gjeta shpëtim,
Në pastë ndonjëherë,
S’e dua fare përsosmërinë
Që predikon në erë.

Ndërsa rri, ditët e mia shkuan
Jetës s’i gjej kuptim
Vras mendjen për shpirtrat që ndriçuan
Dhe luteshin me dyshim.

Sa për rregulla, lutje, mësim
Prej së lartës Teokraci,
Më lini të qetë, i di,
Që janë thjesht hipokrizi.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s