Poezi nga Sibora Huda

Poezi nga Sibora Huda

 

Dita e Pavarësisë

Flamuri gjakosur,
Lyer me nder,
Trimat luftuan me pushkë,
E shumë të tjerë me penë.

Sa shumë ranë dëshmor,
Për vendin tonë,
Luftuan pafund e u ndjenë krenar,
Mbrojtën flamurin e tyre,
E u bënë fitimtarë.

Se nuk vunë gjumë në sy
Për ditë e netë me radhë,
E kishin të vështirë,
Të shihnin nënën Shqipëri në atë mjerim !

Qiellin e kish mbuluar tymi i hakmarrjes,
E barin e tokës së tyre,
gjaku i osmanëve!
Prandaj bij e bija dhanë gjakun e tyre,
Të mbronin flamurin e atdheut,
me shqiponjën dykrenare.

 

Thërritëm

Nëse do që të kthehesh këtu ,
Më thërrit se krahët e mi t’i jap,
Nëse do të largohesh nga ajo botë,
Përqafimin tim e ke këtu!

Kur të kesh nevojë
Për një çadër prej lotëve,
Thërritëm,
Se si pikat e shiut do ta kem atë ritëm.

E kur të duash të qeshësh,
E arësye nuk gjen,
Nuk jam larg,
Thërritëm,
Veç thërritëm me mend!

Kur të kesh frikë vetëtimën,
E perden dot se mbyll,
Ti e di ç’duhet të bësh,
Jam vetëm një mendim larg.

Kur do të qash e të shpërthesh,
Thërritëm ,
Se aty do jem shpejt,
Do ta jap atë shami,
Që mbase lotët ti than për jetë!

Kur të duash ta mbushesh zemrën,
Thërritëm,
Se të mbush me ngrohtësi!

Kur të kem nevojë për ty,
E di se ç’bëj,
Do vij e të qahem aty,
Por pasi të më thërrasesh Ti!

 

Ku i ke bijtë moj nënë

Pse qenke vetëm,
A nuk është sot ditëlindja jote?
Pse je ulur pranë oxhakut,
A nuk do doje të festoje ?
Moj nënë e gjorë,
Ku i ke bijtë,
I rrite me dhimbje,
Dhe ato, nuk janë bërë doktorët e tu !
Qenke vetëm,
A nuk ishe heroinë,
A nuk ishe ti ajo që i dhe forcë atyre fëmijeve ?
Po tani, ata ku janë ?
Mos vallë i ke çuar shumë larg ?
U dhe dorën për të ecur,
Po ata, po ta japin atë për tê vdekur ?
Qenke keq nënë,
Po si kështu?
A nuk ishin ata heronjtë e tu?
A nuk thanë se nuk do i braktisje ?
Po unë nga i di,
Se lindja fill me gënjeshtrat e tyre,
Dhe vdisja me harrimin e këtyre !!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s