Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Halli hallit nuk i ngjan” të autorit  Ded Nikoll Luca (Denilu)

Shtëpia Botuese “ADA” publikon librin “Halli hallit nuk i ngjan” të autorit  Ded Nikoll Luca (Denilu)

BOTIMET “ADA”
Autori : Ded Nikoll Luca (Denilu)
Titulli: Halli hallit nuk i ngjan
Redaktore: Delina Kreka

Botimi i parë, 2018
ISBN: 978-9928-269-64-5

Përgatiti për botim: Roland Lushi

Formati : 13.5x20cm

Të gjitha të drejtat i takojnë autorit

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, nëntor 2018

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë

Ded N. Luca
Halli hallit nuk i ngjan : epigrame/ Denilu
; red. Delina Kreka. – Tiranë : Ada, 2018
60 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-269-64-5
1.Letërsia shqipe 2.Epigrame
821.18 -193.2

Parathënie

Me gjithë bukurinë që ka, ylberin nuk mund t’a vërejnë të gjithë njerëzit, sepse, që ai të shfaqet dhe t’i bashkojë dy brigje, duhet së pari të plotësohen tre parakushte: të bie shi, të nxejë dielli dhe kushti i tretë, për rastin tonë më i rëndësishmi, pozita në të cilën ne ndodhemi. Ne mund të ndodhemi në pozitë anësore ndaj ylberit dhe mos ta vërejmë atë. E kam fjalën për mendimtarin dhe prodhuesin e shumë librave të zhanerve të ndryshme, që në çdo libër na vjen ndryshe .Si krahasim po marr vetëm kushtin e dytë….Kushti i dytë : “të nxejë dielli” vlen për të gjithë ne, ku jemi e nga jemi….Mjerisht nuk po nxen dielli në biblotekë… sepse lexuesi i ka vendosur “çadrën diskotekës! dhe i bën hije…. Të besosh se diskoteka është më dëfryese se bibloteka,
është sikur të diskutosh për shijen e të njëjtes mollë nga dy persona te ndryshëm…. ! Le të mbetet kjo në shijen e secilit lexues , në lirinë e tij të të menduarit.
Librat humoristik të Dedës me ato psikologjik, sikur na çlodhin. Mjerisht ndërdija jonë kolektive, si popull, është kontaminuar deri në atë masë me shfaqje negative, sa që do të na nevojitet edhe shumë kohë që ta pastrojmë ndërdijën tonë dhe ta bëjmë një jetë sadopak normale. Ky autor është pozitiv në çdo gjë që shkruan. Ky libër dhe librat e shumtë të Denilu, do të ishin edhe në shërbim të mërgimtarëve tanë, të diasporës sonë, kësaj kategorie kaq të madhe të popullit tonë, që po ashtu me sakrificat dhe përjetimet e veta ka akumuluar në brendësinë e vet dhe i mban aty akoma të ndrydhura të gjitha përvojat e errëta që ka përjetuar .Duke folur mbi suksesin, ja çfar thote autori në një epigram:

Ded Nikoll Luca ( Denliu)

Detajet dhe suksesi!

Si kapele në kokë detajet më rrinë!
dhe aspak nuk ndihem në faj…..
Suksesi është shuma e detajevepersosmëria nuk është një detaj….Nuk bëhet fjalë, ashtu thjeshtë, vetëm për rimë , dhe në fakt rima nuk mungon, as që bëhet fjalë as për filozofira kuturu, sepse psikologjia e shpirtit ndodhet këtu e shfletuar, pa u bërë e mërzitshme .Perkundrzi, Deda me disa epigrame arrin të të sjellë buzëqeshjen .Nga ah, ah, ah ….. si do të kalojmë tek …. Ha, ha, ha-ja!!! Deda mbetet i vetmi në gjetjet e tija të mrekullueshme. Lexojeni se si vjen rrjedhshëm dhe pa sforco epigrami që i ka dhënë titullin librit;
Halli – hallit, nuk i ngjan!
Dikush për të fituar copën e bukës
ka hall të shesë në pazar kecin.
Një tjetër merr në motorr të dashuren
ka “hall” që të zhdukë stresin…..

Sa bukur shkruan dhe për 16 shtatorin, ditën e martesës me gruan e tij Flora, që pamvarsisht se Deda e quan epigram, për mua kjo është një poezi e shkurtër, shumë e bukur, që mbahet gjatë në mendje.

16 shtatori!.
E kush tha që 34 vjet
Kemi që vumë kurorë?
Ne do mbetemi për jetë
Bashkëshortë dhe dashnorë.

 

Delina Kreka Poete nga Korça.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s