Poezi nga Fejzi Murati

Poezi nga Fejzi Murati

 

PABESIA 

Vërtet Odisea e projektoi kalin e tmerrshëm
dhe brenda tij futi pabesinë!
Veç pabesia nuk lindi mes grekëve në Trojë,
pabesia ka lindur bashkë me njerinë!
Prej mijëra e mijëra vjetësh
ne e vuajmë mbi shpinë!

 

GJETHET

Gjethet të ndezura në flakë vjeshte
puthin tokën duke u tërhequr zvarrë …
Nga toka u rritën të bukura, të gjelbra, 
toka për to, edhe djep dhe varr!

 

KËRKOJ TË GJEJ NJËRINË

Si Diogjeni shekuj më parë,
me fener në dorë, njeriun kërkoj sot!
E shoh me celular e fuoristradë,
e shoh,
po s’e njoh dot.

Nuk ka vesh,
nuk ka zemër,
nuk ka shpirt!
Ka vetëm duar të zgjatura pafundësisht.

I shikoj sytë;
të pabesë,
i dëgjoj fjalën;
pa mendim,
në vend të zemrës;
zbrazëti,
i prek trupin;
akullimë.

I tmerruar largohem prej tij!
Me fener në dorë si Diogjeni
nuk po gjej dot më një njeri!

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s