Poezi nga Gentjan Hasanas

Poezi nga Gentjan Hasanas

 

***

Vjollcat,
lulekëmbanat,
gladiolat,
vdiqën më pas…
aty pas kryeve të trëndafilit të kuq,
ku dëshmoi se beharet paguhen me gjak.

Sa ishte gjallë,
puthi buzë vajzash,
puthi gra të martuara.
Ndër faqe librash,
fjeti me poezitë erotike.

E ftonin nëpër dasma
të rrinte mbi gjoksin e nuses së bardhë.
Në gotën e saj ruante,
kur ata e bënin për herë të parë.

Dëgjoi gënjeshtra,
mashtrime,
fjalë drithëruese…
Shkëmbehej, nga njëra dorë në tjetrën
si deklaratë dashurie.

Mbrëmjeve,
aty në vaskën me hidro-masazh,
kur qirinjtë turpëroheshin,
puthte pjesët e saj imtime.

Jam kureshtar,
ku shpirtin Zoti ia dërgoi?!
Vjollcat,
lulekëmbanat
gladiolat,
akoma e qajnë…

 

***

Vallëzonte
rreth vetes dhe meje.
Patjetër, fytyra më ndriçonte.
Dita, më e gjatë se nata.
Ç’këngë, valle, kori i luleve?!

Rrëshkiste
nga supi mbi pëllëmbë,
nga pëllëmba në mollëzat e gishtërinjve.
Kisha parë ca pika shiu
në vjeshtën e syve të saj.

Kafeneve,
uleshim pa u prekur, ballë për ballë.
Agonia..s’di ç’sjell,
vetem qielli, s’ka bast.
Dita dhe nata me kufijtë e barabartë

Tashmë
është pak më larg.
Fizikanti im…Zoti im!
E pamundur ta ndryshoj trajektoren shpërfillëse.
S’e shoh më diellin e syve të saj.

Më bëjnë hije ca meridiane,
ca paralele, s’duan të jemi bashkë!

 

***

Atje jashtë
gjethet puthen me shiun,
jeshilojnë
dashuri të re.

Atje jashtë
bien tinguj të ujshëm,

ngjasojnë
me zilet e drerëve të pyllit,
ngjasojnë
me takat e tua mbi kalldrëm,
ndoshta,
me tik-take zemre.
Ndaj strehët sot…
një këngë dashurie qajnë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s