Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

poetët

janë njësoj si gjithë njerëzit e tjerë
i trazon shpesh dashuria,
por i harrojnë të gjitha gjërat e tjera në këtë botë,
kur kalon…poezia!

 

deti i rremë

unë besoja tek ti
do ta mbushje atë gropë të madhe,
e do të quhej det,
më vonë

çdo ditë ngjitesha më lart
për të ngritur një si trampolinë
do të kërceja që andej
për të merituar dashurinë

dhe kur kërceva
rashë në…det?

jo ,jo
por në tokën e tharë të ëndrrave
e me kokën e copëtuar nëpër duar
në sy të botës para teje erdha …

pse më mashtrove,pse më mashtrove
fytyrën e së ardhmes, kur më tregove?

 

***

gjumi që vjen pa dëshirën time
m’i mbyll sytë
ma humb vëmendjen
pastaj. ne gropèn e pavetëdijes
shembem!..

 

magjia

bie këmbana…
si një fëmijë i pa fajshëm
i hap sytë e bukur dita.
dhe nisemi rrugès
për të zbuluar ëndrrën.
asnjëherë nuk ka thyerja rregullash,
kur ecën në këtè botë të pa anë
për tè shkuar atje ku
arritja èshtë gjithnjë e mrekullueshme!
Bota e madhe është gjithnjë një pengesë e madhe
në jemi qenie të papërfillshme brenda saj.
por mos u tremb
le të guxojmë të lëvizim rrugës ,për të gjetur veten.
vetem dashuria na bën të dukshëm!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s