Poezi nga Drita Ademi- Beqiri

Drita Ademi- Beqiri
 
Drita Ademi- Beqiri, lindur në Prishtinë , jeton me familje në Zvicër.
Drita është autore e dy vëllimeve poetike “Placebo” botuar në Londër, 2011 dhe “Andrra e Gjethe” botuar nga TOENA në Tiranë, 2018. Drita është pjesmarrëse në disa antologji gjermane dhe ka botuar poezi tek Frankfurter Biblothek, my Storyes, Deutsche Gedichte etj..
 
 
KY QYTET
 
Jetoj n’kët’ qytet ku nuk ka heronj
T’luftave.
Njerzit nga liria prodhojnë pare
Askujt nuk i intereson gjaku,
As trumpetat e rreme.
Ky qytet rri si tempull imagjinar mes Evropë
N’ lukse, për mue që dhimba më tret
Kur shoh kufijt e mjerimit në botën e tret’
Si luhaten n’plasa t’varfnisë.
Ky qytet asht i tepërt, i pamerituem
Do t’ thonin ballkanasit, aziatet,
Nuk asht derdh gjak për të.
 
 
 
Buzë Rhein-es qaj
 
Luleshitsit i mbyllen dyqanet
Pulbardhat iken diku larg
Anijet qenkan ndalun
Kambanat e kishave bien
T’shoh tue shkue
Si yllin mes gjetheve dhe erës
Unë qaj, buzë Rhein-es qaj…
 
 
 
***
 
T’ a dini,
nji ditë kam me dal nga zemra jeme
Kam me dal nga kjo l’kur’ e jemja,
Nga ky shpirt i jemi,
Kam me dal nga kjo dhimbë e jemja
E fluturueshëm kam me u përkul para zgjimit t’bardhë,
Andrrave kam me ua çelë dritaret
F’mijen brenda meje kam me zgjue
E kam me u ba si ai , kam me kuptue, kur buzqesh, kur qan,
T’ gjitha flutrat qe i humba kam me i mbledh prap.
Ooo agime të bardha që mbaheni veç pë r vedi , e
Qiellt kam me u ba
Si ta kaloj lindjen, lindjen që
Dikur bashkë me tamlin e bardhë teë nanës pina fjalen purpur
Ajo me lidhi me l’kuren, me zemren ,me shpirtin, me dhimben.
Ta dini o miq , ta dini
Unë kerkoj veç nji happy end…
 
 
 
Pambarim…
 
Askush asgja , s’më pyet
Filloj me shkrue
E para syve m’dalin
T’gjithë poetët e botës
Pastaj nuk e di a jam unë apo ata
Që shtrydhen n’ langun e muzes
Që heshtin, heshtin dhe vuejn
Për pak dhimbë, për pak liri, për pak arsye, arsyeshum për pak diell n’zemër
Pambarim trupi im bahet rimë
Nga drita e llampes
Nga letra e bardhë
Nga qielli
Jam drit’, drit’ që m’verbon
Ngujohem ne mall Zotash
Shkruej e godas
E vdes e ngjallem n’fund t’vargut
Sërish.
 
 
 
Natyrisht
 
Isha e re e s’më zinte gjumi
Shtatë ujvara rrinin n’shpirt
Shtatë ylbere kalonte lumi
Shtatë pash n’dhè m’ flisje ti.
Ngado sillesha shihja flutra
Dhe qingja ambëltor
As natën s’e andrroja
Ah, veç dhimbja rrinte n’ mue
Veç dhimbja si kunorë.
Si të gjeta n’ synin jeshil
Aty linde krejt papritun natyrisht
Zjarr i madh kenka flamue
Qysh se bota kenka nisë.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s