Poezi nga Festim Liti
FATI IM
Fati im,
i parathënë nga hije magjistricash,
varur në një kosore hëne,
të ngrënë nga epshe planetësh….
Fati im,
i njgjizur pranë qytetit të ndritur
në pyllin pemë-shumë,
të lagësht dhe drita fikur……
Pylli i dendur i dashurisë,
gjethet mbulonin lakuriqësiëe,
dhe dritën qiellore.
Aty u derdhën pikat e bardha të jetës,
në mitrën hjnore të vazhdimësisë,
për të ripërtëritur egzistencën,
me cicërimë zogjsh,
E zëra fëmijësh, gazmorë……..
KRITIZERËT
Ata gjallojnë në baltovina të helmuara,
në ara,
që veç ferra e gjëmba prodhojnë,
si shtëpiake të dëshpëruara,
gjithë poetët e artistët përgojojnë,
Cinikë, mizorë gjer në dhimbje kritizerët,
Narciste të pandreqshëm janë të mjerët,
Harrojnë trarin që kanë në sytë e tyre,
dhe shohin qimen tek të tjerët……
KUSH ISHE TI?
Nuk ishe një çast që zgjat sa vetëtima,
as një natë pasioni të shfrenuar,
bri autostradës, mejhaneve të ndyra,
që të nesërmen,
edhe emrin do ta kisha harruar….
Ti ishe vetë shkrepëtima e përjeteshme,
fryma e erës së pastër që vinte nga mali,
Gjaku i dashurisë nga burim trandafili,
i mbirë në kopshtin e jetës sime,
si një magji, si një delir,
që dimrit tim i veshe të pranverës pelerinë….
Kush ishe Ti?
Ç’ pyetje i djote!
A mundem vallë të jap shpjegime?!
Ndërkaq kanë kaluar shumë vite.
Ti ishe dhe mbete mrekullisht,
Sateliti i zemrës time……