GRIMCË / Poezi nga Abdullah Zeneli

Poezi nga Abdullah Zeneli
 
 
GRIMCË
 
Grimca n’tana antë virozat krejt mytë m’kanë
E u fjalët ngeshëm po i thërrmoj çkomcoj grimcoj
Do n’rrokje e rrokjet po i rroku para
Zanore e bashktingllore kapun dorpërdore
O m’lodhën bre do qiellzore e grykoret frymën po ma zanë
Atyktu ndonji hundore e buzore
Buzoret bre se buza asht bukuria e ftyrs
E gjuha gjuha bukuria e fjals
E fjala si njala kur t’knohet kumtin e ka kumbues
Po me çka me shoqnue kur mas normales mandolinën n’tavan e kam gjue
Telat kputë e nryshkë bishti shtremue e barku për ibret
Fyellit a kavallit nuk i bie se nuk kam mushkni
As gishtat nuk di aq mirë me i lue
Çunit ia kam lanë ai po ban me ta kërdi
Për çyteli e lautë o m’kanë hi niqin tutë
Se fjala aq im grimcue që nga Homeri amël asht knue
Pse bre m’mori ezezdita kurr s’e dita o njeri
Tash veshin veç n’YouTube me Gocën e Kaçanikut e Kur ka ra kushtrimi n’Kosovë
Najherë naj sonatë kantatë arie a uverturë
Prelud e ndonjë pjesë a grimcë muzikore
Me vesh po i grimcoj e coptoj e shkallmoj
O njeri o njeri o njeri
Grimca n’tana antë virozat krejt mytë m’kanë.
 
© A.Z., Prishtinë, Kafe Monaco (ngat Newbornit, Pallati i rinisë), 06.12.2018
 
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s