Kalendari poetik: Alaìde Foppa (1914-1980) / Përgatiti materilain: Maksim Rakipaj

Alaìde FOPPA

Kalendari poetik: Alaìde Foppa (1914-1980)

Poete, pedagoge, kritike arti dhe përkthyese; u lind më 3 dhjetor 1914 në Barcelonë. Nëna e saj qe pianiste me prejardhje nga Guatemala, babai italo-argjentinas dhe ishte diplomat i karrierës. Në vitin 1940 mori shtetësinë në Guatemalë dhe u martua atje, por nuk shkoi gjatë dhe çifti i ri mërgoi në Meksikë, pas ndryshimeve politike. Pas vdekjes së bashkëshortit, nè vitin 1980, shkoi nga Meksika në Guatemalë, të rinovonte pasaportën dhe të takonte nënën. Pas datës 19 dhjetor 1980 s’pati asnjë lajm prej saj; u zhduk si mijra të tjerë “desaparecidos” te regjimeve totalitare qofshin fashiste a komuniste, në Amerikën Latine. Ja një poezi që përzgjodha sot:

MËRGIM

Jeta ime është
një mërgim pa kthim.
Endacakja, e humbura fëminia ime
shtëpi nuk pat,
mërgimi im
tokë nuk ka.
Mbi anije malli të pashuar
lundroi jeta ime.
Në brigje detesh kaloi
duke hapur sytë drejt horizontit
për shtëpinë time të panjohur
për ku një ditë, mendoja të nisesha,
por udhëtim i tanishëm
në një tjetër port shprese më la.
Të jetë dashuria, ndoshta,
i fundmi breg imi?
Ah, përqafime që më burgosën,
strehë pa më dhënë…
Edhe prej këtyre përqafimeve mizore
desha t’ia mbath.
Ah, të ikur krahë
duart e mia më kot kërkuat…
Ikja pa fund,
dëshirë që s’rresht,
port i sigurtë s’qenka dashuria.
As tokë e premtuar
për shpresën time.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s