PA PENDIM / Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista

Poezi nga Mimoza Çekiçi Rista
 
 
PA PENDIM
 
Brenda ditës, dritë të dritës
flakën e qiririt pata,
në natën time vonon dita,
në ditën tënde vonon nata.
 
Të dua dhimbje e dhimbjes,
klith e plandosesh me mua
ti më bën të të ndjej heshtjen,
unë të diktoj ç’do të thotë grua.
 
Si fllad më ngjan me ty rrebeshi
dhe çasti si perrallë
ska gjë se dhimbja mi bren eshtrat
me zor i bëj ballë.
 
Dhe përsëri ndjej se të dua
të dua pafundësisht
është faj i bukur ,ske çi thua
pas tij unë jepem marrëzisht.
 
 
 
TEK PEMA E TË DASHURUARVE
 
Në Vienë, nën pemën e të dashuruarve,
njerzit kokë më kokë dalin në fotografi,
fotot i mbyllin brenda një zemre
dhe i varin në pemë, gjithë dashuri.
 
Mua në gisht më shkëlqen unaza jote,
të kam larg që të bëjmë një fotografi,
por, diku mes degëve të kësaj peme
në një zemër i fshehur je dhe ti.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s