Poezi nga Ollga Selmani

Poezi nga Ollga Selmani
 
 
Si shpirti në prehje
 
Ky dimër, si heshtja jonë,
i beftë, i butë si shpirti,
pa britma, pa dëborë,
ashtu si pa pritur hyri .
 
Ne të mbuluar nga heshtja,
nuk, se datat s’i dinim,
po nuk pamë jashtë suferinë e dëborë
e thamë se, s’kish ardhur dimëri .
 
Ndoshta, ky dimër nuk bëri zhurmë,
të mos na prishte heshtjen
e hyri ashtu, i beftë e i butë,
si shpirti në prehje.
 
 
 
Mendime endur në rrugë
 
Rrjedhin shirat përmbi fletë,
si mendime për diku.
Fundi vjeshtës bën tutje,
nëpër shira shkrehur vu .
 
Natë e vjeshtës shkon mes shirash.
Bashkë me mendimet shkon .
Jashtë fryn dhe bie.
Natë e vjeshtës, nuk pushon .
 
Erërat vijnë largësive,
duke shkundur gjethet e fundit .
Jashtë ka gjethe të rëna
dhe mendime endur rrugës.
 
 
 
Prandaj
 
Jashtë, ka mbetur edhe pak vjeshtë .
Pak të ngrohtë, ka dita akoma .
Kjo stinë është ca tekanjoze,
si llastimet, e vajzave tona .
 
Ti mund të lindje dhe në stinë tjetër,
po ti i doje flokët si vjeshtë .
Për sytë e tu , u shkundën gjithë ullinjtë
e kjo , s’mund të ndodh, në stinë tjetër .
 
Si mund të ecje, kaq zhdërvjellët,
siç tundet fleta përmbi degë,
siç tunden degët ndër drurë ,
e kjo mund të ndodh, vetëm në vjeshtë .
 
Ty, të duhej, gjithëçka kish vjeshta
edhe urtësitë dhe furtunat e saj .
E për t’i patur këto të gjitha,
ti rende fundvjeshtës, prandaj.
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s