Poezi nga Zamira Agalliu

Poezi nga Zamira Agalliu

 

Malli ngrin mbi re

Unë kam shumë frikë të shoh largësinë e vërtetë
Atje një gramë dikur e mbusha plot me shkronja
Ç’më shtyn sërish të dëgjoj zërin tënd të mprehtë
Ç’më shtyn të të kërkoj e të të dua akoma ?!

E pranoj, muza më rrëmben dhe më mban për dore
Edhe pse vitet më rrokullisen e rëndojnë mbi shpinë
A thua se e meritoj unë këtë pasuri përrallore
Që Ti vetëm kur s’më ke më jep mua ‘lavdinë’.

Ti do të gëzoheshe, ndërsa unë bëja ndonjë faj
pastaj s’e di,do t’më urreje a shkelmoje pa vend
Si një mike e re unë do të të braktisja pastaj
Emrin tim mes psherëtimash të sillje ndërmend .

Ç’vetmi ndiej kur e di që jam larg veç një breg
Kur malli ngrin mbi re e nuk derdhet si dëshira
Ti përgjërohesh si rëra e shkretëtirës që të djeg
Që unë të mbush lumenjtë e të shkarkoj shira .

 

Poetët

Era e Vjeshtës ikën dhe vjen
Herë e vrullshme e herë e lehtë
Zhvesh nga gjethet pemët që flen 
Derisa fluturojnë të fundit gjethe!

Ja pse kjo stinë i tundon poetët
Mënyra e zhveshjes dalë e nga dalë
Ëndërrojnë dhe i mbajnë zgjuar netët
Sikur para virgjëreshës bënë një djalë!

Eh poetët, bukurinë natyrës ia morën
Dashurohen me gonxhen e par’
Me shiun, me erën, me dëborën
Dashurohen pas stinëve si të marr!
…………….

Kjo pemë që lulëzon oborrin tim
Ndryshon nga ngjyra midis të tjera
Ndonse përrreth mbulon ky blerim
Ajo kuqëlon e sfidon Pranvera!

 

Vetëm sonte

Vetëm sonte mos më mbaj mëri
Nëse është lojë, të lutem ma thuaj
Loti im është tharë, ti këtë e di 
Më thuaj mbaroj dhe më lerë të vuaj .

Vetëm sonte mos më mbaj mëri
Nëse nuk ke fjalë, ma trego me vepra
Loti im eshtë tharë, ti këtë e di
Le të heqim dore, të dy nga e vërteta.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s