Ajete U. Pavata: POETESHA E ODEONEVE TË POEZIVE PËR NJË POEZI ATDHEU / Nga: Rami Kamberi


POETESHA E ODEONEVE TË POEZIVE PËR NJË POEZI ATDHEU 

“Ngjyrat që ma mbështjellën jetën 
janë ngjyrat e jetës sime
Ka kohë që më është këputur ylberi
mbi bjeshkët e lumturisë së stinëve të luleve
Dikur mëngjesi im agonte
me agimin e mbështjellë me ngjyrë flamuri
Tani i kujtoj plagët e stinës së verdhë
dhe plagët e djegies së vetvetes
Në këtë natë
kur terri i stinës së bardhë
m’i këputë ëndrrat e agimit
kujtimet
i kam të lagura me lot e me pika shiu”

Nuk ka ndjenjë mes njerëzve, që mund ta shfaqin dashurinë më mirë se poetët, të cilët përmes vargut e shfaqin ndjenjën, që të kuptojmë thellësinë e shpirtit për të kuptuar se kush është dhe, se ç’është atdheu.
Po, dhe atë përmes ngjyrave të jetës, që si ylberi me ngjyrat e tij pas çdo stuhie e shiu bëjnë harkun si një rrethanore, që shkrihet sa mes qiellit po aq edhe mes tokës, duke dëshmuar për një vegim, që sytë i mbeten përtej asaj që e shohin sytë e përtej asaj, që, mund ta ndjejmë si njerëz, si: për njeriun po ashtu edhe për ngjyrat tjera që e pikturojnë atdheun.

“Majave të Rugovës Dyl Mehmeti e Dasho Shkreli qe qebesa 
ecën vetëm për fjalë të fisit 
Në Shkrel 
edhe sot shkëlqejnë sytë e Evës së Rugovës 
Nga kostarët e Kelmendit 
Azem Shkreli 
e kishte mësuar një fjalë prej ashti 
– një fjalë prej guri 
Dyl Mehmeti mund të vdiste 
por jo edhe fjala e rugovasit 
– ajo rron edhe sot 
Ajo rron edhe sot 
në kreshta e në heshta 
të Kelmendit 
Rron në damarët e gjakut dhe në vargjet e shpirtit të trazuar 
të Azem Shkrelit “ 

po, këtë që e thamë më lartë, na e dëshmon poetesha Ajete U. Pavata, me poezinë “Kujtimi i shpirtit të trazuar”, e cila poezi na e portretizon poetin – Odeonin e Majave të Rugovës, që me poezitë e tij, shpalosi shpirtrat e malësorëve të Rugovës e majave të Shkrelit, që abetare të parë poetike e patën natyrën e maleve, si:

• Shkrel,
• Kelmend etj.

Duke e shikuar poetin si një vullkan që shpërthen e, se si lava e tij e mbulon çdo harresë dhe, e trazon çdo shpirt malësori, për të prekur deri në palcë çdo damar të atdheut.

Ajete U. Pavata

Por, poetesha nuk ndalon vetëm tek shpirti i poetit prej malësori, ajo shkon përtej asaj që percepton individualen, apo portretin e poetit siç ishte Azem Shkreli. Poetesha, shkon deri te natyra e maleve dhe natyra e malësorit e, thua se dialogun me poetin dhe me personazhin e tij si Dyl Mehmeti e fisit të tij, për të dëshmuar se edhe pas vdekjes së Dyl Mehmetit, sytë e Evës së Rugovës do ta vazhdojnë jetën maleve ndër kreshta e heshta, me shtatoren e jetës – malësor.

“Në pasqyrën e ngrirë 
të gurëve më është ndal shikimi 
më është ngjallë kujtimi 
Stinët përsëriten 
në molin e vjetër të dergjës së lugetërve 
kujtimi dergjet 
në karantinën me dyer të ndryshkura 
të Kalasë së gurtë të Princeshës Argjiro 
Në muret e gurtë të kujtesës 
rri varë portreti i djalit të Princeshës Argjiro 
Gjethet e ikjes së vjeshtës 
janë lule në qytetin e gurtë të Gjirokastrës 
Në Kështjellën e Princeshës Argjiro 
ka kujtim 
histori 
e krenari”.

Ose:

“Çdo fundvere 
kur lodhën gjethet 
më përfytyrohet figura jote 
O Tahir malësori 
Çdo fundvere 
më ngrohin vargjet tua prej poeti 
më ngrohin raportet tua gazetareske 
nga lufta çlirimtare 
O Tahir malësori 
Edhe tash në këtë fundvere 
më ngroh dielli i lirisë 
që edhe ti i dhurove rreze 
O Tahir malësori 
Çdo dhjetor 
loti dhe shirat 
na ngrihen për Ty 
O Tahir malësori”. 

Po, poetët.
Ja edhe dy poezi:
• Në kështjellën e princeshës Argjiro, dhe
• Tahir malësori
Poezi, që na dëshmojnë se si poetesha Ajete U. Pavata, me poezinë e saj “Malli i ngjyrave”, na dëshmon se poetët janë: 

• atdhe,
• shpirt,
• kuptim,
• ndërgjegje,
• vërtetësi,
• lavdi,
• shkëlqim,
• dashuri,
• jetë, dhe
• bukuri. 

Dhe, jo rastësisht poetesha Ajete U. Pavata edhe librin e ka pagëzuar “Malli i ngjyrave”, sa për t’i rikujtuar Odeonet e Kombit – Atdheut, po aq edhe për të na dëshmuar se si poetët për njerëzit e atdheut janë:
• idealist,
• ngazëllues,
• përjetshmëri, dhe
• shpirt me gjeografi të madhe.
Simbole dhe motive të poetes Ajete U. Pavata, e cila me poezinë e saj “Malli i ngjyrave”, poezi, me një fryme të re poetike, jo vetëm që na i kujton poetët, por, brenda poezive na dëshmon se si një poet apo poete, mund të merr:

• ide,
• frymëzime,
• ndjenja,
• mendime,
• vizione, dhe
• motive e tema për atdheun nga pionierët e poezisë shqipe bashkëkohore.

Kështu që, lirshëm mund të themi se poetesha Ajete U. Pavata është një poete me një shpirt të madh poetik, që:
• përmes poezive të poetëve, lind poezi,
• përmes poezive të poetëve, rikujton motet e kohës që e jetuan poetët,
• përmes poezive të poetëve, nuk lejon që harresa të mbetet fjala e fundit, dhe
• përmes poezive të poetëve, lartëson shtatore për poetët e atdheut.
Pra, poetesha Ajete U. Pavata me poezinë “Malli i ngjyrave”, e mbanë gjallë frymën poetike të poetëve më të ndritur të Letërsisë së Sotme Shqipe, të cilët, sot fizikisht nuk janë mes nesh, pra, për të na e rikujtuar se ata, ishin:

• të shenjtë,
• shpresë,
• forcë. 

Poet, të cilët me vargjet e tyre na e rikujtuan historinë tonë kombëtare, na i lidhnin plagët kur gjakonin gjak mbi atdheun tonë dhe, ishin i vetmi shteg. kah të rrugëtonte njeriu shqiptar, drejtë lirisë dhe bashkimit të Atdheut në një shtet.
Fundja, lirshëm mund të them se pirgu i poezisë së poetes Ajete U. Pavata, me poezinë “Malli i ngjyrave”, është, një porosi nga një poete atdhetare, që na thotë shkurt e shqip:
Nëse doni ta mësoni historinë e kombit dhe, që ta njihni gjeografinë e Atdheut, kërkojeni se do ta gjeni nëpër veprat e poetëve dhe, do të duhet të punoni, që atdheut të jetë:

• gjuha e së drejtës,
• gjuha e krenarisë,
• oaza ku lulëzon jeta.

Kuptohet, që brenda poezisë “Malli i ngjyrave”, të poetes Ajete U. Pavata, ka edhe shumë poezi të tjera, që lulëzojnë me shumë ngjyra jete, që poeteshën e bëjnë një emër, për t’u pagëzuar – Odeon i Poezisë së Sotme Shqipe.

 

Nga: Rami KAMBERI

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s