Fragment nga romani ” RRUGA PA ADRESË” e autorit Mustafa Ismaili

Fragment nga romani ” RRUGA PA ADRESË” e autorit Mustafa Ismaili

Tre veta me pushkë automatike me maska në fytyrë dy prej tyre me ca kordele të lëshuara dolën shpejt nga pylli dhe i drejtuan tytat e automatikeve duke e urdhruan Tafën të ndalët! Erdhi njeri prej tyre i ofrohet me afër dhe e hapi derën e makinës e urdhroi Tafën të dal nga vetura pa dhenë asnjë arsye dhe të përcjelli njerin nga ata drejt pyllit që ishte afër dyzetё metro me tutje. Ai duke dalur nga makina mori guximin dhe pyeti njeriun e maskuar me automatik ne dorё. Ku keshtu? Çka do të behët me femijët e mi!? Në vend të përgjegjës ai tha : Ec marsh përpara e mos fol shumë e nënën shqiptare… thirre tani dhe pyete Shqipërinë dhe Amerikën ndoshta të ndihmon!
Nja dyqindë metra duke u ngjitur pyllit përpjetë Ai ishte i paaftë të thoshte diçka nga që lumturia e mëparshme në Graçanicë që pritej më e pasigurta tani ajo po mbeshtillej me një vello trishtimi. Fitorja që disa çaste me parë që i dukej e lehtë tani po i ngjante në një nga me të veshtirat. Nuk kishte kujt t’i lutej tha me vetë duke folur mos me merrni në qafë. Çdo njezetë metra ishte nga një paramilitar i maskuar dhe në dorë mbanin nga një Kalashnikov. Në gjendjë gadishmerie qëndronte secili prej tyre . Tafa përcillëj mbrapa nga njeri prej paramilitarëve gjersa arrijnë në një rrafsh me pak të pjerrt, dhe aty e urdherojnë të ndalët afër një lisi të njomë. Pak me tutje mbi trupin e një druri të madh, gjysëm vertikal me dy tre degë të mëdha, gati preknin në tokë . Aty ishin ulur mbi dhjeta paramilitarë që hanin e pinin e mbanin mbi krah nga një kalashnikov dhe ndonjeri prej tyre tymoste cigarën. Mbrapa ishte një tënde e vogel ku dukeshin dy mitraloza këmbë hapur të mbështëtur për tokë me ca rrethatore me fishekë të shumtë e me tyta drejtuar nga rruga me poshtë. Të gjithë kishin në kokë maska të zeza, iu shifeshin vetëm sytё dhe buzët e gojës. Paramilitari që e përcolli Tafën deri aty u largua duke i dhenë raport njerit që doli nga tënda e vogël. Ai u kthye mbrapa kah erdhi. Njeri iu afrua Tafës dhe i tha duke i treguar me gisht mbrapa e të mbështëtët pёr atё lisin njomak dhe të shtrij duartë mbrapa e të mos levizte farë! Ai e pyeti edhe njëherë duke menduar se nuk e kuptoi urdherin: E kupton ti gjuhën serbe, gjuhen e Zotit? Pak me lartë qëndronin tre të tjerë poashtu të maskuar dhe me armë në dorë qëndronin në gjendje gadishmerie! Paramilitari që e urdhroi iu ofrua e mori në tokë një litare gjysëm i përgjakur dhe ia lidhi duartë për atë lisin njomak që ishte pak i përgjakur në trung! Paramilitari ia shtrengoi aq shumë duareve litarin sa Ai ndjeu dhëmbjen që në fillim. Ai u largua mbrapa dhe e la ashtu të lidhur me ato dhimje që ia shkaktonte litari sa herë i levizte duartё dhimbja si për inat e ngacmonte duke ia tërhequr vrejtje të mos levizte, por ishte e pamundur të mos levizej pasi pozicioni ishte i tillë dhe shumë i papërshtshëm dhe litari e lendonte edhe me shumë për lisin e vrazhdë. Për ca kohë sa ishte Ai në ketë pozitë që sa vintë e bëhej më e papërshtashme nuk mund ta përballontë . Ndihej shumë i lodhur dhe i plogshtë , gati i humbe vetëdija dhe ndien një marramendje! Ai ndjeu që e leshoi fuqia fizike,. Ishte tereni i pjerrtë dhe më lagështi. Çdo levizje e duarve krijonte dhimbje. Ndjeu se iu shqye lëkura e duarve që ishte e mbështëtur për lisi. Levizi këmbët të krijonte një pozitë me të përshtëshme dhe i rreshqitën e mbeti varur vetëm në duarë dhe me njerin gju e prektë nga pak tokën. Pesha e trupi u varë në duartë e lidhura mbrapa. Ishte në një pozitë të paqëndrueshme . Tani trupi ishte varur si një trung që e mbanin vetëm duartë e lidhura. Dhimbja i shtohej dhe ndjeu se i doli nga vendi krahu i djathtë ,ndjeu edhe kërcitjen e eshtrave të krahut dhe të duarve pasi e tëre pesha ishte në atë anë!. Për ca çaste ndjeu vetën krejtësisht zbrazët. Shumë i lodhur nga të gjitha këto të prira. Nuk shifte asgjë para vetës. Po i sidheshin lisat verdallë. Para syve i vinin njerëzitë që i njifte. I doli përpara gruaja dhe femijët me antaret tjere të familjës dhe të farefisit, shokët e femijerisë që po e ngushllonin të merrte vetën! I dukej se ata po e përshendetshin dhe i jepnin kurajo të përballoj ketë luftë me vetëvetën duke mos u dorzuar. Nuk shiftë asgjë para vetës i dukej edhe vdekja e natyrshme por jo në ketë mënyrë dhe i erdhi një fuqi që i mbushi gjoksin me ajër të pastër! Prapë iu mbyllen mushkeritë, iku ajri dhe nuk ngopej dot tani, nuk kishte fuqi të merrte ajrin e duhur për mushkerit thuase litari i përgjakur i pengontë edhe në frymëmarrje dhe u dorzua duke u plogështua dhe e vari kokën poshtë krahrorit . Kulla e shpresës që i kishte themelet në rerë tani u fundos dhe u dorzua në meshirën e botës tjetër .l mbylli sytë duke pritur urdhrin e ekzekutimit!
U zhyt në botën tjetër! Sytë sapo vinin dhe po i ërrësoheshin, Ra në koma duke harruar ketë jetë, nuk e kuptoi se mbeti pa ndjenja.. për një kohë e mori gjumi i përjetshëm! Dikur vonë ndjeu se një dorë e lekundi në kokë dhe e tërhoqi për flokë dhe e nxorri nga pellgu i gjumësisё i fliste sikur në ëndërrë!
Pas pak erdhi në veti, hapi sytë ngriti kokën lartë thithi ajrin e pastër të malit dhe pa njeriun me maskë të zeze me pushkë gjysëmautomatike dhe me uniformë rrobash tigri . Tafa tani erdhi aty ku kishte ngelur për orë të tëra . Me ikjen e gjumit iu kthyen edhe dhimbjet e mëparshme. Ai që i nxorri nga trauma kishte në qafëkrahu një Kalashnikov, iu ofrua dhe e preku në supë dhe e pyeti: Si po ndjehesh? Shumë keq- ia ktheu Tafa! Krahun e kam nxjerr nga vendi dhe kam shumë dhimbje. – Ai e hoqi kalashnikovin nga krau dhe ia zgjidhi duartë nga lisi. Tëntoi ta ndihmoj të ngritet në kembe, e kapi për krahu. Ai ndjehu dhëmbjë edhe me shumë e përshpëriti me një of! – I tha: Mos të lutëm se kam dhëmbjë në duarë dhe krahun e djathtё. Ai u ngrit vetë dhe i pruri duartë përpara gjoksit duke u drejtuar në këmbë. Duartë i kishte të lënduara dhe lekura e përgjakur nga litari ishte shqyere! Gjaku i kuq gishtave të dorës që gati i tharë, ishte ndyre nga papastërtia e litarit. Akoma i shkonin jargët të vogla duke lenë gjurmë lëkuren e shqyere. Ai u befasua kur i pa duartë kaq të përgjakura dhe lëkuren e shqyer në fund të krahut. Duarёlidhur kishte qëndruar orë të tëra! Tëntoi të levizi krahun por ndjehu një dhëmbje të padurueshme. Kur u lirua nga litari edhe frymëmarrja i erdhi me mirë . I mbushi mushkeritë edhe një herë plot me ajër të freskët. Prapë u mbështët për lisi por kësaj herë ishte i lirë dhe ndjeu se gjeti një mbështëtje qetesuese! Me dorën e majtë mundohej të rregullontre krahun e djathtë. Ketë e përseriti disa herë gjersa bëri ca ushtrime duke u ndie me mirë dhe e vertëtoi se krahun e kishte të përkier e jo të thyer!
Paramilitari me rroba ngjyrë tigri iu ofrua edhe njëherë i tha me një ton të ultë sikur të mos e degjojnë të tjeret: Qetësohu se çdo gjë do të jetë në rregull! Ai I kerkoi falje për shqëtsimet psikofizike duke vazhduar me tutje me fjalen e tij: Ti je njeri me fat , unë të njof mirë! Ti ke qenё mesuesi im në shkollën e Mesme të Bujqësise në Prishtinë. Tafa kur degjoi këto fjalë i erdhi sikur është në dorën e një shpetimtari të sigurtë jo vetëm për vetëvetën por dertin e kishte të femijët dhe gruaja! Në këto çastë edhe pse nuk besonte fjalëve të paramilitarit, Ai e ndjeu vetën sikur të ishte një hap para çlirimit! Ai akoma kishte problem me frymëmarrje nuk mund të mbushtë mushkerit me ajër të pastër. Tëntoi disa herë të merrtë ajrin e duhur por iu deshtë të provoj disa herë deri sa mushkeritё iu mbushën me ajёr, sa filloi të marrë fryme normale. Paramilitari sikur parandjehu se do ta pyestë për gruan dhe femijët ku janë dhe si janë! Ai iu përgjegj – Mos ke merak për femijët dhe gruaja janë aty ku i ke lenë po të presin! Paramilitari e pyeti – A don ujë? Tafa nuk reagoi farë,mbante kokën poshtë duke u kollitur pa u ndalur sa që i leviznin edhe mushkeritë nga vendi. Ai urdhroi njerin nga ndimsit e tij që ishte aty me afër të sjellë ca ujё. Ai i solli një shishe dhe ia dha. Posa e piu ujin u ndie me mirë.Tani edhe u rregullua frymëmarrja dhe të kollurit pushoi sikur të pritej me thikë! Çdo gjë u normalizua. Edhepse kishte dhëmbjë të vazhdueshme në krahun e djathtë ai pas ca levizjeve të pandërprëra e largoi dhëmbjën nga krahu dhe tani ndihej me mirë. Ndenji një kohë dhe sikur kerkonte të vendosej një disciplinë torturuese. Truri nuk punonte tani mirë dhe ndjehej se i punonte vetëm në një drejtim dhe i dukej se mekanizmi kishte ngelur në një vend, i lodhur, i bllokuar, i turbullt por mbi të gjitha prapë i dukej kjo e thjeshtë. Por i penduar si të flijohej gati pa rezistëncë dhe kishte turp kombëtar. Pse e pyestë vetën në heshtje të flijohem duarё lidhur ketë e bejnë vetëm burracaket. Ishte aq shumë i hutuar sa që njeriu që i rrinte afër nuk i besonte dhe dridhej prej dyshimeve edhe pse i buzeqëshi me një nënqëshje mos besuese. Ai e vrente me një vemendje armiqësie, mendonte këta po i bejnë gjerat me dhunë, mbetën e pafajshem dhe mua me kanё në dorë si macja miun dhe unë akoma kam dyshimin të lirohem . Jo,jo- i tha vetës me bindje dhe një guzxim. Por pse të shkoj për dhjamë qeni.. kishte një shpërqendrim në fytyrë u ngrit dhe levizi duke thenë me vetë : kemi berё ç’kemi bëre në fund të fundit s’ka rëndësi rrugën që kemi ndjekur këtu e paska fundin. Pasi ndjehej i lodhur u ule aty ku ishte me parë mbi trungun e vjetër të lisit shekullor por i përcjedhur nga sytë e paramilitarëve. Lutjet që i kishte bëre për nderë të femijëve ndoshta i degjoi përendia dhe e liroi për momentin për t’ia bëre me të mundur trumfin e meshirës se armikut. Por prapë e kishte me vetë lodhjen dhe djeresitjën dhe pamja e borës reale po e mashtonte ende sepse nuk kishte mbaruar akoma dhe mezi po e qartesontë situatën. Tamthat i rrehnin si çekan edhpse nuk e nderprente mendimin.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s