Poezi nga Rovena Shuteriqi

Poezi nga Rovena Shuteriqi

 

***

Buzëqesha dhe sot, si në ato ditë magjie.
Sytë përkëdhela me vështrimin tënd.
Flokët preka, të ndjeja dorën tënde kur m’i krihje.
Buzët m’i puthi i kuqi, aty, ku ti shenjë më lije.
Para pasqyrës kur dola, ty po të shikoja.
Të fola si atëherë, me fjalë shumë të ëmbëla.
Të përshëndeta,e të putha, si sugar të lazdruar.
Nxitova rrugëve të dal, imazhin, të mos humbas!

 

***

Mbi majë mali, u gjenda papritur!
As vetë s’di, si arrita deri aty!
Mbushesha me frymë vetvetiu.
Më kot vështroja përqark, e ty,
s’të shihja gjetiu!
Mjegulla vërtitej poshtë këmbëve të mia.
S’më linte të shihja, as gjurmët e mia lënë pas.
Mbështillej rreth malit , që më shumë lartësohej,
e ndoshta ti, kishe humbur rrëpirave, tu u zgjat.
S’dija ç’të bëja! Të kthehesha, rrugë, s’ekzistonin më!
Çdo monopat, vjedhurazi zhdukej, nën heshtje, fashitej.
Ajri përreth, më ngrinte si në Skandinavi.
Diell kërkoja, që të më ngrohte përsëri!

 

***

Bora mbuloi, dhenë anembanë.
Mundohet të jap, bardhësinë, pafajshmërinë!
Të zbardhë të zezën, që ka mbirë si dreqi.
Shejtanin ta ngrijë, e frymë, të mos i lëri!
Të zbarkojë dhe në shpirtra njerëzish, dua!
Jo t’i mpijë e t’i ngrijë si kallkan!
T’u jap bardhësinë, që t’u reflektojë në sy,
në sytë që dritare, janë për çdo shpirt.
Borë le të bjerë e trupat, të na përkëdhelë!
Është dukuri, që na sjellë më pranë.
Zjarrin e ndezim mes ndjenjash praruar.
I japim bardhësinë, një jetë të tërë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s