Kalendari poetik: Alfred Louis Charles de Musset-Pathay (1810-1857) / Përgatiti materialin Shkëlqim Abazi

Alfred de Musset

Kalendari poetik: Alfred Louis Charles de Musset-Pathay (1810-1857)

U lind më 11 dhjetor 1810 poeti dhe dramaturgu i njohur francez Alfred dë Myse, një nga përfaqësuesit e shquar të romantizmit letrar. Pasi studioi për mjekësi, drejtësi dhe gjuhë angleze, u bë një nga mbështetësit e romantizmit francez. Një nga kryeveprat e tij është edhe “La Confession d’un Enfant du Siècle”, me karakter autobiografik. Shëndeti nuk qe i mbarë për poetin, vdiq i sëmurë dhe i harruar pa mbushur 47 vjeç. U varros në varrezat në Père-Lachais, në Paris dhe sipas vullnetit të tij të fundit, nën një shelg. Shelgu ndodhet ende atje, mbi varrin e poetit. Sot përzgjodha prej poetit një shqipërim të mrekullueshëm të mikut tim Shkëlqim Abazi, ish i burgosur politik edhe ai, mjeshtër i përkthimeve nga frëngjishtja:

KËNGË
Mirëmëngjes, Suzon (Bonjour, Suzon), 

Mirëmëngjes, Suzon, perëndesha e pyllit!
U ktheva sërish te ky prag!
Ku zanafillën nisi drita e yllit,
u ktheva nga Italia… Atje, larg,
shëtita nëpër ferr dhe paradis,
shkrova mijëra vargje, iu dhashë dashurisë…
Por s’di pse të duhet kjo ty?
Mikun në prag pse e vonon?
Hapma atë derë, aty!
Mirëmëngjes, Suzon!

U takuam në kohën e zambakëve,
kur një gonxhe në zemër sa kish çelë.
Ti thoshje: “Mos m’iu shto plagëve,
mahisjet dhe gjemba të tjerë!”
Mbas nisjes sime si kalove, o mike?
Sepse kur nisesh kthehesh vonë, po ike!
Por s’di pse të duhet kjo ty?
Mikun në prag pse e vonon?
Hapma atë derë, aty!
Mirëmëngjes, Suzon!

Shqipëroi: Shkëlqim Abazi

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s