Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

Poezi nga Sadbere Gagica Spahija

 

MIRËMENGJESI GJILAN

Sa do të doja sot
Ta prek shkëlqimin e diellit
Të pi një kafe me miqtë e poezisë
Tëk rrjedh jetë uji në Bojanë
Ta dëgjoj cicërimën e zogjve
Në vjeshtën e ftohtë me shi
T’ë ngre një gotë verë ..verë
Derisa të derdhet kjo gotë
Nëpër sofrën e dashurisë
Mirëmengjes Gjilan
Malloj udhët e lagjes sime
Kur më preku këmba në tokë
T’ia puth sytë Atdheut të lodhur
Nga përplasjet grindjet e pafund
Të dua ashtu si je Fjala ime në varg!…

 

ZGJOHU

Me puthjen time në vargje
Në përqafim të ditës së re
Vjen si melodi kitareje
Pëllumbi im …ah kjo kohë
Kjo stinë e lodhur me shi
Zgjohu se po ikin orët
E dhimbja si era s’pranë!

 

E BART NJË PORTRET

Portret malli nëpër udhëtimet e mia
Çdo natë e marr në gji e shtrengoj fort
Sytë e mi janë në dritare në mesnatë
Ta shoh qiellin nga kulla ime e vetmisë
Loti im shpesh u bë shi nëpër fjalë
Dhimbjes i kam vënë një gur Sizifi
Zoti im sa herë përplasem nëpër vargje
Ta gjej fjalën më të bukur mallin ta grish
E bart një portret lidhur si fije floku nëpër stnë
E bart si brigjet vigun mbi lumin e ëndrrave të mia
E bart çdo ditë kur agimi vjen me vrull në Poezi.

 

UNË T’I FALA

Ëndrrat e stinëve
Të ma mbushësh shpirtin me këngë
Mos luaj me dashurinë e premtuar
Çdo gjë ka një fund të hidhur
Si gotë e thyer në duar të njoma
Është fjala e qëndisur nëpër netë
Kur gjumi të ikë e qielli zbret mbi kokë
Unë t’i fala dy buzë të vargut rebel
Të mos m’i merr era vitet e ikura
Në kullën e vetmisë
Hija jote mbështillet në flakën e qiriut te zemrës sime
Koha iku
Unë mbeta këmbëzbathur duke kërkuar
Një mall e kam si sytë e ballit e ruaj
Të mos më trazohen shkronjat
Si ngjyrat kur derdhen (sh’)kujdesur
Mbi pikturën në atelie portreti im
Kjo udhë e gjatë përplot me zjarr!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s