Si tja baj me ty / Poezi nga Seli Murati

Poezi nga Seli Murati

 

Si tja baj me ty

Mira yje netëve të gjata,me një vështrim
yllin më të shndritshëm kam vënë emrin tënd
tek e ndjeva mungesën tënde të largët 
zërin tënd,nëpër shpirtin tim,
sështë e lehtë që ta mohoj dashurinë tënde
fjalët të ëmbla me aq zjarr
buzët valë të nxehta nga dashuria,
puthjet plot si vesë që më zgjon mëgjesin.

Ndriçimi i netëve të mija
si hëna e plotë ,në një qiell plot me yje,
Dritën e syve si një diell për ty do ta sjell
nëse sdo të ishin ëndrrat…
si do të dukesha para një pasqyre të errët…
ma thuaj ti,nëse se shoh syrin tënde
le të më vrase shpresa e ëndërrimeve
edhe gjithshka që lindi në zemrën time.

Si tja bëj me ty … më thuaj ti…
në heshtjen e vrarë..pse më mban mëri
ndjenja rrin të fshehura ,pulsim dashurie
si qiri ndezur hapat për tek unë ,
vetëm me një puthje a shikim!
heshtjen të dy e ndajmë netëve të vona.

Kur ti s’je këtu..!
mungesën tënde me puthje do e fsheh
një pikturë vendos para syve të mi,
të shohë veten e atëhershme gjithësesi…
dyshimit ,fjalës e dëshirës
i ndërtova një urë,me një pike vesë të njom buzën ,
të freskoj etjen ,me shpres se ti jeton tek vesa.

Si me the ,të dua…
me the…, ne nuk na duhet loti
e çelim si gonxhe dashurinë
nga e cila ke frikë se mos të këputet. …
ëndrra që fshihnin brënda sytë e tu
bukurinë që ri në netët e mendjes time
ose premtimi nga lumturia që është si ajri.

Kur shpirti digjet zjarrë,
nga syri i shpirtit një lotë këputet
emocionet e natës i mban zgjuar
i kujtoj ditët kohën e asaj njohje
sytë e tu të ndritshme si dielli,
nektar ëmbël që deh shpirtin tim
sa herë marr guximin të buzëqesh
më duhej një forcë të ruaj esencën e gëzimit….
të afrohem më shumë ,kam frikë se më djeg,
të të largohem kam frikë se më humb!
nëse të rreh zemra pak për mua
edhe shpirti të ka mall…
ma thuaj ti si tja bëj me ty
më qëndro pranë lexo shpirtin tim.

Seli Murati
9,12.2018

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s