Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

 

NJERIU I THJESHTË

Unë
me yje nuk bashkëbisedojë
në asnjë mënyrë me thesarin nuk bashkëjetojë !

Jam i rreshtuar me njerëz të zakonshëm
mezi mbijetojë këtë jetë modeste
ne, jemi të pakët, ne, Njerëzit e Urritur!

Ballafaquar me varfërinë e përditshme
mbyllur në kafaz të vetmisë,
ëndrrat shpesh më sulmojnë
përsëri i drejtohem besimit,
shpresoj
edhe pse në agoni
përsëri më është thënë
” Duro ”!

Jam në fund të humnerës
nga ata i përulur, por me krenari frymoj!

Them Zonjës
nuk mund ta sjell dritën e hënës
mos mendoni për fuqinë e diellit,
por
unë kurrë nuk do të them fjalë të shëmtuara,
thjesht
Unë jam vetëm një banor i botës, njeri i thjeshtë që të do.

Nëse më pyet mua
çfarë pres nga kjo jetë?
Ju, ndoshta dëshironi të dini
mbase, fjalë të rënda për të peshuar!
por,
shikoni atje, ata posedojnë butona të fuqishme, kapitalistët
çdo ditë flasin, atje-atje, aty janë …
dhe unë
ohh … ju lutem të dashur miq
më lejoni, s’mund të sillem me xhelozi …..
unë jam njëri prej jush,
natyrisht tejet modest
ashtu si ju në këtë shoqëri ….
Unë mbroj
bujarinë, fisnikërinë, pragun e nderit
oxhakun që ngroh familjen
punoj për lekë me pastërti morale,
si përkrahës i modestisë
në burimin çiltër të dashurisë,
me të vërtetë beso
unë, për asgjë tjeter nuk kam nevojë …

 

FJALË një thuaj

…mirënjohje, respekt, shëndet, mirësi
fjalë të butë thuaj
mëngjes, ditë të mbarë dhuro,
gabojmë, pendohemi, sërish gabojmë
bëhu nuk ke dëgjuar as parë
buzëqesh, thuaj mirë do bëhet
qenie jemi, të thjeshtë, qelqtë, krijesa të dobët
dhuruar na është botë kjo e bukur
dashuri të gëzojmë, frymorët të na trashëgojnë…
*
…njeri
mirësjellje trego
edukatë
bujari
mbaje dorën larg nga padrejtësit
dinjitetin mos nëpërkëmbë,
dëgjo këmbanat e ndërgjegjes
mik i imi, janë ftesat e paqes
presin sfidat, gara bëjnë
engjëjt janë që me ty bashkëjetojnë,
bagazhe të grackës janë të shumtë
ngritu mbi, ti or njeri mundesh
dituria na është dhënë, or njeri i ngritur,
sundo
botën e brendshme, ndjenjat, emocionet, ti mundesh,
mos lejo
të të sulmon
padituri, egoisti, xhelozi, matrapazi, fodolli, intriganti, kafshë i papërmirësuar është,
bashkëjeton me djajtë
kokën ktheje, kthjelltësi uro të gjorit, atij mjeranit pagan
mundesh TI, ÇILTËR NJERI!

 

SHQIPNJË

…je, burrë dheu i rrënjve denbabaden
dhe JU, bekuara burrneshë
SHENJTI BEKIM është, Ne, Shqiptar jemi lindur,
gjenezën të kujtojmë
zakonet të mos harrojmë
fjalën e dhënë të respektojmë
mirësinë të kultivojmë,
tashmë
koha e Kanunit ka kaluar
histori janë ngujimet
shtrenjti gjak nuk do derdhet
mesjetës hasmërit takojnë,
hapësira kohë punon
kërkon bashkimin e kombit,
jetësuar është ëndrra
ndodhi poezia epike
një komb, flamur, hymn
Shqipnjë
don të rrëfehet lavdisë shekullor
popullit
dëshmorëve,
sonte, që sonte
ke Lidhja do ulem
pres puhizën e mesnatës
me nota të kitarës vargje këto do recitoj
freskia do bartë shkronjat
ke varret pa fillim dhe mbarim
në altar ku prehen shpirtërat e pavarësisë,
do njoftoj Qëndresën, Vlorën, Durimin, Prekazin
lajmëtarin Engjëll do lus
porosinë të dërgoj
Mbretit të Epirit, Jasharëve
pasardhësve Shqipnjë
qetë flini, Guri Është në Vend të Vet
Pllaka Graniti fort qëndron
në një anë pushka
gjaku matanë
majtas trojet
Shqipnjë djathtas
katër kulla janë këto
Beden i Largëpamësisë Shqiptar,
nën zjarri do digjej
flaktë do kujtojnë
rrëfimin e dhembshëm të popullit autokton.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s