Poezi nga Zyba Hysa

Poezi nga Zyba Hysa

 

MAJI ÇEL NË GJI…

Çdo gjë n’jetën tonë rritet mes duelesh,
Thikë më thikë, mes të mirës e t’keqes,
Kur mendon Ti, mes rehatisë të dehesh,
Kundërshti m’e madhe mes teje e vetes!

Në këtë kundërshti mes vetes dhe teje,
Mes meje e teje dhe mes tjerëve e nesh,
Si n’luftë t’ashpër, betejë pas beteje,
Të mbrojmë dashurinë, tej guxim u desh!

“Gjer në FUND… përjetësisht të bashkuar!”
Ish betimi tënd, unë BESË Arbëri dhashë!
As unë s’të kërkova kurrë për tu betuar,
As Ti, kurrë s’më the: “Besën të mbashë!”

Çdo gjë u tha ashtu krejt mistershëm,
Sikur dikush tjetër na vinte për gjykim!
Mbase ishte Zoti i gjithëpushtetshëm,
Ashtu siç na lidhi, na mban nën betim!

Ne kujtojmë se jemi të Dy përgjegjës,
Grindemi dhe duhemi… deri në marri!
Të gjitha takimet, mbetur aq të freskët,
Shkrijnë dimrin e ftohtë, Maji çel në gji!

 

S’E DI…

S’të desha prej fjalëve të bukura,
Prej dhimbjes q’më hodhe në prehër,
Më thirre në emër për të dhënë dorën
T’nxjerr nga errësia e honit të paemër…
Zëri yt më vinte i mekët,
Herë sikur largoheshe honit e koha s’priste,
Patjetër dikush duhet të jepte dorën të nxirrte…
Herë si lypsar i sprovuar ti jepje lekët,
E sapo t’i mirrje… si lypsar i rëndomtë të më tallje
E me gazin q’të jep fitimi pa punë e përpjekje,
Të suleshe ndonjë tjetre,
Po me fjalët e përhershme migjeniane:
“Me fal ndonjë send Zotni!” n’gojën e Makbethëve…
Të desha e prapë të dua,
Dhe pas kaq vitesh… mbrenda meje rritesh,
Ashtu siç unë të dua… ashtu siç unë të rrita,
Ndaj edhe të prita…!
Pa menduar… vërtet kishe nevojën time,
Pa vrarë mendjen n’ishe lupsar thërrimje,
Për të shuar unjën e të kaloje në lagje tjetër,
Të haje drekën…!
S’e di… Ti ishe fat për mua,
Apo fati im u qorrua!?
Çudi,
Unë prapë të dua!

 

O NATYRE, O BUKURI FEMERORE!

Shpesh më ndodh të nisem për diku,
Rrugës natyra më magjeps, më deh,
Aqsa n’atë vend, ku kam për të shku,
Ma shpërfill… pa më folur, më kthen!

Kënaqësinë e shëtitjes, pa njeri,
Shoqëruar, tinguj shiu mbi ombrellë,
Është më e mrekullueshmja ndijesi…
Gjithë jetën kam shijuar, s’më ka velë!

Pas kënaqësisë, shpirti zë hap fletë,
Ulur n’hollin e hotel “Internacional”
Nxjerr I Padin, çmendet muza, më thërret,
Unë veç shkruaj… muza më sjell fjalë!

Eh, ç’më bëre, o natyrë, dhurat’ Zoti,
Më bën të dua, pa kërkuar Ti dashuri!
Mbase dhe mua kështu Zoti m’krijoi,
Të më duan, pa kërkuar, t’më dojë njeri!

O natyrë, o bukuri femërore,
Ti e fal dashurinë e s’kërkon shpërblim!
Mbase Ty të ngjaj, o krijesë hyjnore,
Dashuroj, dhe kur s’e kthjnë dashurinë!

 

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s