Poezi nga Preng Maca

Poezi nga Preng Maca

 

indiferencë shqiptare

ne po vdesim përditē
nga plagët tona të fshehta,
plagët tona të thella.
jemi pa…shpetim!

askush
nuk e ndalon…vrasësin!

 

e parathënë

“jetën tënde,… një tjetër do ta ketë në dorë”
më tregoi fallxhorja atë ditë,
kur mes njerëzve me drejtoj gishtin
më zgjodhi ,e më tha se kisha nevoja ta dija,
si do të shkonte jeta ime më tej

“jetën tënde,
një tjetër do ta ketë në dorë”

dhe…unë të njoha ty
ti më shkrive, si një borë
e unë vetëm lule për ty mblodha gjithë jetën,
duke të pasur në mendje paprerë
dashuria ime ishte e thënë
të më drejtoje në këtë jetë,
gjithmonë

fallxhorët nganjëherë
e gjejnë atë që thonë.

 

vizatime… pa dashje

as unë vetë nuk e di si ndodh kështu,e pashpjegueshme
është akti ,se si mbi një letër shpejt e shpejt,
si e nxjerr prej vezës së ngrohur nuk e di prej sa kohësh
majë lapsit më karbon të butë
merr formë një zog i trishtë, i hajthshëm,i vogël…

pastaj tek e sodis natyrën shterpë trishtohem,
ka aq pak pemë gjithandej,
të “fshihet” në një çerdhe është thuajse e pamundur
foletë e mundshme janë trembur e nga zhurmat e mëdha janë shkundur
(ku do të jetojë ky zog i shkretë?)

është puplor e krahët nuk i shkund dot për zhvendosje,
ndërsa përkundrejt tij sa shumë qenie
presin të jetë preja e tyre e ardhshme,
duke ju gëzuar asaj që unë padashje e vizatova,
thuajse krejt pa dashje!

trishtimi më mbulon e më pas i pendohem
asaj lirisë së krijimit absurd
të këtij zogu që ngjan me ëndrrën time
shpik brenda vetes intime,
për të prekur aq gjëra, që së fundmi u gëzoj vetëm dëshirën

befas pendohem,
mendoj se ndoshta do të më duhet ta fshij
për ta shpëtuar nga një e ardhme
me rrisqe të mëdha e nga kjo botë gojë -hata…

por sa e kthej kokën sërish në fletë
krijesa ime… ka dalë nga letra e bardhë
për shkak se,… sapo i dolën fletët
dhe unë tashmë e kam mendjen tek vendet ku fluturon
rreziqet e mëdha të kësaj bote të madhe
që i ha gjërat, pasi i lind krejt rastësisht
e thuajse,… krejt pa dashje!…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s