Kalendari poetik: Carol Ann Duffy 1955 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Carol Ann Duffy

Kalendari poetik: Carol Ann Duffy 1955

Sot më 23 dhjetor mbush 63 vjeç Carol Ann Duffy, poete, dramaturge skoceze dhe pedagoge e letërsisë bashkëkohore në Manchester Metropolitan University. Ja një poezi prej saj:

AFSH

Gjithë ditën ty të mendoj, ti mua.
Zogjtë cicërijnë ndër degët fshehur.
Mbi qarjen e shiut, një blu e shuar,
jo parajsa, ikën duke u tretur.

Përse ndodh që jetët tona largohen
prej nesh, ndërsa ne ngërthyer në kohë,
vdekjen presim? Ky rregull nuk ndryshohet,
s’ka gjë që këtë rrjedhë ta ndryshojë

po s’bëmë të këndojë me haré.
Vjen pastaj dashuria, beftas si zog
që lart fluturon. Puthja jote vjen,
rrjedh’e fjalëve s’duhet, ësht’e kotë.

Larg jemi, por ky qiell na bashkon.
Ndjenj’e dëshirë ajri që mendon.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s