Kalendari poetik: Manoel de Barros (1916-2014) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Manoel de BARROS

Kalendari poetik: Manoel de Barros (1916-2014)

Poet i shquar brazilian, u lind më 19 dhjetor 102 vite më parë dhe jetoi pothuajse një shekull. Kur në vitet ’80 poetit tjetër të njohur brazilian Carlos Drummond de Andrade (1902-1987) deshën t’i jepnin titullin “poeti më i shquar bashkëkohës në Brazil” u shpreh: “Jo, poeti më i madh brazilian është vetëm Manoel de Barros!”
Libri i tij i parë u botua në vitin 1937, i fundit në vitin 2013 (një vit para se të ndrronte jetë). Ja një prej shqipërimeve që kam prej tij:

POEZIA MBROHET PAS FJALËVE

Poezia mbrohet pas fjalëve, kjo është gjithçka di unë.
Fati im është të mos kuptoj gjë prej gjëje.
Më vjen ndoresh për asgjënë.
Nuk kam lidhje me jetën e gjallë.
Për mua i zoti nuk është ai që zbulon ar.
I zoti është ai që zbulon gjëra të parëndësishme, të vogla:
për botën dhe për ne.
Për këtë fjali të vogël më quajtën të metë.
U emocionova dhe qava.
Kam dobësi për lëvdatat.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s