Kalendari poetik: Olga Aleksandrovna Sjedakova – 1949 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Olga Sjedakova

Kalendari poetik: Olga Aleksandrovna Sjedakova – 1949

Më 26 dhjetor 1949 u lind në Moskë Olga Sjedakova, poete, përkthyese dhe tregimtare ruse. Sjedakova është trashëgimtare e poetëve të mëdhej rusë të nëntë qintës, si Anna Ahmatova, Osip Mandelshtam, Velimir Hljebnikov e Josif Brodskij. Mbaroi fakultetin e gjuhësisë Llomonosov në Moskë për gjuhësi; filloi të shkruante që në moshë të re, por vetëm nga mesi i viteve ’80 filluan të botohen poezitë e saj në Estoni dhe Rusi. Poezitë e saj filluan të përkthehen pothuajse në të gjitha gjuhët evropiane dhe në kinezçe, por përmbledhja e parë me poezitë e saj u botua në vitin 1986 në Paris, kurse në Rusi në vitin 1989 doli libri i saj i parë. Kurse përkthimet e saj nga letërsia botërore kishin kohë që lexoheshin në të gjithë vendin. Në 69 vjetorin e lindjes së saj sjell këtë shqipërim:

FATI (СУДЬБА)

Kush e di, ç’ka shkruar fati?
Dhe kush e gjen, s’ka për ta vënë re.

Ndoshta, do të kujtohesh për mua,
kur unë të të kem harruar.

Dhe atëherë, do të vi pa u ndjerë,
si të vdekurit te të gjallët vinë,
do të ta them atë çka di,
që ti kurrë s’ke për ta ditur.

Pastaj dorën do të të puth,
si skllavi të zotit ia puth.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s